UNI – Universum International College hap thirrjën për shkëmbim të stafit akademik për Universitetin e Vistules në Poloni

LajmeNderkombetare

UNI – Universum International College hap thirrjën për shkëmbim të stafit akademik për Universitetin e Vistules në Poloni

#erasmus #poloni #staffweek #UNI #International
#erasmus #poloni #staffweek #UNI #International

Në kuadër të ndërkombetarëzimit, Zyra Ndërkombëtare e UNI – Universum International College fton  të gjithë stafin akademik, nga të gjitha departamentet dhe kampuset e UNI Universum të aplikojnë për shkëmbim të stafit në Universitetin e Vistulës në Poloni.

 
Informata mbi shkëmbimin:
 
  • Periudha e shkëmbimit: 22- 26 Prill, 2024
  • Kohëzagjatja e bursave: 5 ditë + 2 ditë udhëtim (1 javë)
  • Shteti: Poloni
  • Universiteti: Vistula University 
 
Kriteret e perzgjedhjes:

  • Aplikuesi duhet të jetë anëtar i stafit dhe të ketë kontratë të lidhur me UNI-Universum;
  • Aplikanti duhet të jetë i gatshëm të kontribuojë në objektivat e përgjithshme të UNI – Universum
  • Njohuri e Gjuhës Angleze (së paku niveli B2)
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Përparësi përzgjedhje kanë stafi qe ka qenë aktiv në aktivitetet akademike, sociale dhe promovuese të UNI – Universum 
  • Përparësi përzgjedhje kanë stafi që nuk kanë perfituar më heret ndonjë bursë/trajnim jashtë vendit nga UNI – Universum
 
Aplikimi bëhet online KËTU
 

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 30 Nëntor. 

Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare.
 
Suksese ne aplikim! 
 Zyra Ndërkombëtare