Alan Greenberg, Ish Drejtori për Edukim në Apple, vjen në Kosovë

Alan Greenberg, Ish Drejtori për Edukim në Apple, vjen në Kosovë
Lajme

Alan Greenberg, Ish Drejtori për Edukim në Apple, vjen në Kosovë

𝐈𝐬𝐡 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐄𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐀𝐩𝐩𝐥𝐞, 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐀𝐥𝐚𝐧 𝐆𝐫𝐞𝐞𝐧𝐛𝐞𝐫𝐠 do të mbajë Bootcamp në UNI – Universum International College, me temen “Exploring the Intersection of Digital Technology, Innovation, and Entrepreneurship”.

💡 A keni ide biznesore dhe dëshironi që kjo ide biznesi të financohet nga ekspertë botëror?

Alan Greenberg sjell shumë përvojë dhe ekspertizë në UNI – Universum International College, pasi ka shërbyer si ish-Drejtor i Arsimit të Lartë EMEA, më pas Drejtor për Edukim në Kinë dhe AsiaPAC në Apple Inc. Ai udhëhoqi ekipin që ndërtoi Education Podcasting iTunes U në Angli dhe Evropë, zhvilloi Apple Education APP iOS dhe nismat e zhvillimit të Apple APP me Universitetet.

Bootcamp-i është i ndarë në 5 module nga 5 orë, ku secili pjesëmarrës do të ketë mundësinë të zhvilloj ide biznesore të cilat në fund do të prezantohen si projekte reale me mundësi të financimit të atyre ideve biznesore.

Mos e humbni këtë mundësi, bëhu pjesë e Bootcamp-it duke aplikuar KËTU.

➡️ Oraret e takimeve/ligjeratave:

  • Takimi I: 08 dhe 09 Mars 2024
  • Takimi II: 26 dhe 27 Prill 2024
  • Takimi III: 21 Maj dhe 01 Qershor 2024

➡️ Detaje rreth pagesës:

  • Për studentë të UNI: Bootcamp ofrohet PA PAGESË
  • Për studentë Alumni të UNI: Bootcamp ofrohet PA PAGESË
  • Për pjesëmarrësit nga jashtë: Çmimi 390€ që përfshin ligjerata, materialet, Diplomë me ECTS të transferueshme në Institucione të Arsimit të Lartë.

➡️ Vendet janë të limituara për 40 studentë* të UNI dhe 15 pjesëmarrës nga jashtë.

*Studentët e UNI duhet të plotësojnë aplikimin me email studentor.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.  

Për më shumë informata rreth këtij Bootcamp, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.