Biznes dhe Menaxhment

BA në Biznes dhe Menaxhment

J-Pattern Admin
Last Update 29 Nëntor, 2025
0 already enrolled

Përmbledhje e Programit

Kredite totale: 180 ECTS
Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)
Ngarkesa vjetore: 60 ECTS për vit akademik
Forma e studimit: Me kohë të plotë
Diploma e akorduar: Bachelor i Arteve në Biznes dhe Menaxhment

 

Përshkrimi i Programit

UNI – Universum International College ndërthur përsosmërinë akademike me fuqizimin global përmes partneritetit të tij me Arizona State University, një institucion i njohur për inovacionin dhe përkushtimin e tij për të ndërtuar liderët së ardhmes. Transformoni pasionin tuaj për lidership në një karrierë përmbushëse me programin tonë të Biznes dhe Menaxhmentit!

Mësoni teknikat më të fundit, zbuloni mënyra për të rritur të ardhurat e kompanisë, për të punësuar njerëz më të mirë dhe për të ditur se kur dhe ku të investoni, si drejtues i biznesit.

Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Biznes dhe Menaxhment sot!


Objektivat e Programit
  1. T’i pajisë studentët me njohuritë më të fundit në fushën e biznesit.

  2. T’i përgatisë studentët për të menaxhuar situata të ndryshme biznesi në një mjedis dinamik, të pasigurt dhe në ndryshim të vazhdueshëm.

  3. T’u mundësojë studentëve të kuptojnë mjediset e ndryshme të biznesit ku operojnë organizatat dhe të aplikojnë aftësi vendimmarrëse dhe zgjidhje problemesh.

  4. Të zhvillojë aftësinë për të aplikuar analiza sasiore dhe arsyetim analitik për të parashikuar, vlerësuar, modeluar dhe rafinuar vendimmarrjen.

  5. Të promovojë komunikim të qartë, të strukturuar dhe konciz me palë të ndryshme të interesit dhe në kontekste të ndryshme organizative.

Rezultatet e të Nxënit të Programit
Njohuri

Studentët do të demonstrojnë kuptim të parimeve të menaxhimit dhe aplikueshmërisë së tyre në situata reale të biznesit.

Studentët do të përdorin konceptet thelbësore dhe parimet bazë të disiplinave kryesore të biznesit.
Studentët do të vlerësojnë në mënyrë kritike kompleksitetin e mjediseve të biznesit, përfshirë implikimet ekonomike dhe financiare.

Aftësi

Studentët do të zhvillojnë mendim analitik dhe sistematik në fushën e biznesit.
Studentët do të demonstrojnë arsyetim të integruar për të identifikuar shkaqet e një problemi të biznesit dhe për të zgjedhur zgjidhjet e duhura.
Studentët do të jenë në gjendje të përfshijnë analizat ekonomike dhe financiare në proceset e vendimmarrjes.

Kompetenca

Studentët do të demonstrojnë aftësi të avancuara komunikimi — në gjuhë të ndryshme dhe përmes formave të ndryshme të mediave — duke iu përshtatur konteksteve dhe audiencave të ndryshme të biznesit.Studentët do të jenë të aftë të përdorin mendimin sistematik në situata të ndërlikuara të biznesit.
 Studentët do të marrin vendime të mirë-argumentuara mbi baza të analizës së integruar të problemeve.

PSE TË STUDIONI NË UNI?

Profesioni ofron një sërë modulesh duke filluar nga ekonomia, kontabiliteti, menaxhimi, ligji dhe marketingu.
Edukim me Standarde Amerikane
Studime dhe Punë Praktikë në 28 shtete të BE-së dhe Turqi me BURSË TË PLOTË ERASMUS
Praktikë Profesionale dhe Punësim
Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
Qasje në kurrikulën e Arizona State University

Mundësitë e punësimit pas diplomimit

Të diplomuarit në Biznes dhe Menaxhment kanë këto mundësi të punësimit:

  • Punësim në korporata, institucione publike dhe private, vendore dhe ndërkombëtare
  • Punësim si liderë të fortë, menaxherë, këshilltarë financiarë, vendimmarrës, ndërmarrës etj.
  • Hapja e biznesit tuaj

Planprogrami

Lëndët

Viti i pare
Semestri I Semestri II
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Hyrje në Menaxhment (O) 6 1 Metoda Hulumtuese ne Biznes (O) 6
2 Shkrim Akademik (O) 6 2 Komunikim në Organizata (O) 6
3 Ekonomiks I (Mikroekonomia) (O) 6 3 Metoda Kuantitative II (Statistikë) (O) 6
4 Metoda Kuantitative I (Matematikë) (O) 6 4 Ekonomiks II (Makroekonomia) (O) 6
5 Niveli I Gjuhës Angleze Elementary I (Z) 6 5 Niveli i Gjuhës Angleze Elementary II (Z) 6
Viti i dytë
Semestri III Semestri IV
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Menaxhim i Burimeve Njerëzore (O) 6 1 Lidership dhe Negociata (O) 6
2 Kontabiliteti Financiar(O) 6 2 Internship dhe Orientim në Karrierë(O) 6
3 Identiteti dhe Brendi i Kompanisë(O) 6 3 Kontabiliteti Menaxherial (O) 6
4 Marketing (O) 6 4 Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit (O) 6
5 Niveli I Gjuhës Angleze Pre-Intermediate I (Z) 6 5 Niveli I Gjuhës Angleze Pre-Intermediate II (Z) 6
Viti i tretë
Semestri V Semestri VI
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Menaxhimi I Shitjeve (O) 6 1 Zhvillim I Qendrueshem (O) 6
2 Menaxhimi i Projektit (O) 6 2 Menaxhim Strategjik (O) 6
3 Biznes Ndërkombëtar (O) 6 3 Ndërmarrësi (O) 6
4 Financa Publike(O) 6 4 Ekonomia Globale (O) 6
5 Niveli I Gjuhës Angleze Intermediate I (Z) 6 5 Niveli I Gjuhës Angleze Intermediate II (Z) 6

Kriteret e Regjistrimit

  • Kriteret e Regjistrimit
  • Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
  • ● Certifikatë lindje
  • ● Diploma e shkollës së mesme
  • ● Dëftesat e notave për kl. 10, 11 dhe 12
  • ● Certifikata e testit të maturës
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.

Your Instructors

J-Pattern Admin

0/5
12 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info