Përmbledhje e Programit
Kredite totale: 180 ECTS
Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)
Ngarkesa vjetore: 60 ECTS për vit akademik
Forma e studimit: Me kohë të plotë
Diploma e akorduar: Bachelor of Arts në Fashion Design
Objektivat e Programit
Sigurojë mundësi që studentët të zhvillojnë shkathtësi, teknika dhe aftësi personale të nevojshme për një karrierë të suksesshme në industrinë e modës.
Ndihmojë studentët të kuptojnë kontekstin lokal, rajonal dhe global të industrisë së modës.
Adresojë çështjet bashkëkohore me të cilat përballet industria e modës dhe shoqëria në tërësi.
Ofron kuptim për mënyrën se si teknologjitë e reja po transformojnë industrinë e modës dhe t’i përgatisë studentët të punojnë me këto teknologji.
Sigurojë balancë ndërmjet aftësive të punësimit dhe njohurive thelbësore për studentët me aspirata sipërmarrëse, punësimi apo akademike.
Zgjasë mbështetjen për kërkimin dhe zhvillimin në fushën e modës.
Forcojë partneritetet me industrinë kreative dhe sektorët përkatës.
Përshkrimi i Programit
UNI – Universum International College ndërthur përsosmërinë akademike me fuqizimin global përmes partneritetit të tij me Arizona State University, një institucion i njohur për inovacionin dhe përkushtimin e tij për të ndërtuar liderët e së ardhmës.
Transformoni pasionin tuaj për modë në një karrierë përmbushëse me programin tonë të Dizajnit të Modës! Mësoni teknikat më të fundit me teknologjinë më inovative, bashkohuni me nismën e dizajnerëve të nivelit botëror duke u futur thellë në gjenezën e artit të dizajnit. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Dizajn Mode sot!
Rezultatet e të Nxënit të Programit
NJOHURI
Studenti do të jetë në gjendje të:
Përshkruajë zhvillimin historik të modës dhe konceptet themelore në fashion design.
Kuptojë teoritë e dizajnit, estetikën, qëndrueshmërinë dhe ndikimin kulturor të modës.
Njohë karakteristikat e tekstileve, materialeve, strukturave të indeve dhe përdorimeve të tyre.
Kuptojë ndikimet globale, trendet bashkëkohore dhe zhvillimet e industrisë së modës.
Njohë konceptet bazë të marketingut, projekt-menaxhimit dhe sipërmarrjes në industrinë e modës.
Kuptojë metodologjitë e kërkimit dhe mënyrat e aplikimit të tyre në procesin e dizajnit.
AFTËSI
Studenti do të jetë i aftë të:
Aplikojë kreativitetin dhe parimet e dizajnit për krijimin e veshjeve dhe koleksioneve.
Zhvillojë skica mode, vizualizime, moodboard dhe prezantime kreative.
Zbatojë teknika të prerjes, qepjes, drapimit dhe ndërtimit të veshjeve.
Përdorë softuerë CAD për dizajn të tekstileve dhe veshjeve.
Analizojë dhe përzgjedhë tekstile adekuate sipas funksionit dhe estetikës.
Komunikojë konceptet e modës në forma vizuale, digjitale dhe multimediale.
Zbatojë kërkim të aplikuar për të informuar procesin e dizajnit.
KOMPETENCA
Studenti i diplomuar do të jetë në gjendje të:
Integrojë parime të dizajnit të qëndrueshëm në projekte dhe koleksione mode.
Menaxhojë projekte të modës, duke përfshirë planifikimin, zhvillimin dhe prezantimin.
Demonstrojë aftësi sipërmarrjeje dhe marketingu në industrinë e modës.
Punojë në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunuese me ekipe kreative dhe palë të interesit.
Tregojë mendim strategjik për menaxhimin dhe udhëheqjen në industrinë e modës.
Përgjigjet ndaj kërkesave të tregut dhe zhvillimeve teknologjike në modë.
Objektivat e Programit
Mundësitë e Punësimit pas Diplomimit
Të diplomuarit në Dizajn Mode kanë këto mundësi të punësimit:
- Punësim në Shtëpi vendore dhe ndërkombëtare të Modës si Dizajnere Mode dhe Stiliste
- Punësim si Fashion Illustrator, Dizajnere e tekstileve, Shkrimtare e Modës, Stiliste personale
- Hapja e Ateliesë suaj.
Planprogrami
| Viti i parë | |||||
|---|---|---|---|---|---|
| Semestri I | Semestri II | ||||
| Nr. | Emri i lëndës | ECTS | Nr. | Emri i lëndës | ECTS |
| 1 | Historia e Dizajnit të Modës | 5 | 1 | Skicat e Dizajnit të Modës II | 5 |
| 2 | Skicat e Dizajnit të Modës I | 5 | 2 | CAD për Tekstile dhe Veshje | 5 |
| 3 | Mendimi Kreativ | 4 | 3 | Prerja e Materialit dhe Realizimi i Veshjes II | 6 |
| 4 | Arte të bukura | 6 | 4 | Bazat e Tekstilit dhe Dizajnit të Modës | 6 |
| 5 | Prerja e Materialit dhe Realizimi i Veshjes I | 6 | 5 | Ndarja e materialit (Draping) | 4 |
| 6 | Teknikat e Qepjes | 6 | 6 | Lëndë zgjedhore
|
6 |
| 7 | Shkathtësitë e studimit | 2 | |||
| Viti i dytë | |||||
|---|---|---|---|---|---|
| Semestri III | Semestri IV | ||||
| Nr. | Emri i lëndës | ECTS | Nr. | Emri i lëndës | ECTS |
| 1 | Teknologji e Tekstilit | 5 | 1 | Analizë e trendeve | 5 |
| 2 | Koleksion i Modës | 5 | 2 | Dizajn i Qëndrueshëm | 6 |
| 3 | Studio e Projektimit | 6 | 3 | Përzgjedhja dhe Përcaktimi i materialeve | 5 |
| 4 | Komunikimi Vizuel | 5 | 4 | Studio e Projektimit II | 6 |
| 5 | Stilim i Modës | 5 | 5 | Marketing për Industri Kreative | 4 |
| 6 | Lëndë zgjedhore
|
4 | 6 | Lëndë zgjedhore
| 4 | Viti i dytë |
| Semestri V | Semestri VI | ||||
| Nr. | Emri i lëndës | ECTS | Nr. | Emri i lëndës | ECTS |
| 1 | Dizajni dhe Menaxhimi Strategjik | 6 | 1 | Studime të Avancuara të Modës | 6 |
| 2 | Dizajni i Aksesoreve | 6 | 2 | Ndërmarrësia dhe Krijimi i Ndërmarrjeve të Reja në Modë | 6 |
| 3 | Teknikat e Qepjes dhe Dizajni i Lëkurës | 6 | 3 | Orientimi në Karrierë dhe Punë Praktike | 6 |
| 4 | Menaxhimi i Projekteve | 6 | 4 | Tema e Diplomës/ Projekt Capstone | 10 |
| 5 | Metodat Hulumtuese në Dizajn | 5 | |||
Kriteret e Regjistrimit
Që të regjistroheni , duhet të dorëzoni këto dokumente ONLINE ose fizikisht:
- Certifikata e lindjes
- Diploma e shkollës së mesme
- Dëftesat e notave (kl. 10, 11, 12)
- Certifikatën e testit të maturës
Për ata që kanë mbaruar shkollimin jashtë Kosovës, dokumentet duhet të jenë të legalizuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.