IMGL8165

BA në Gjuhë Angleze

J-Pattern Admin
Last Update 29 Nëntor, 2025
0 already enrolled

Përmbledhje e Programit
  • Kredite totale: 180 ECTS

  • Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)

  • Ngarkesa vjetore: 60 ECTS për vit akademik

  • Forma e studimit: Me kohë të plotë

  • Diploma e akorduar: Bachelor në Gjuhë Angleze.

Pershkrimi i Programit

UNI – Universum International College ndërthur përsosmërinë akademike me fuqizimin global përmes partneritetit të tij me Arizona State Universty, një institucion i njohur për inovacionin dhe përkushtimin e tij për të ndërtuar liderët së ardhmes. Transformoni pasionin tuaj për komunikim në një karrierë përmbushëse me programin tonë të Gjuhës Angleze!

Mësoni teknikat më të fundit, bashkohuni me nismën për ndërlidhjen e njerëzve përmes çelësit kryesor, komunikimit dhe gjuhës. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Gjuhë Angleze sot!


Objektivat e Programit
  • Të zhvillohet një nivel i lartë i aftësisë gjuhësore në anglisht në lexim, shkrim, të folur dhe dëgjim.

  • Të ndërtohen aftësi profesionale në komunikim, shkrim dhe kompetencë kulturore.

  • Të përgatiten studentët për mjedise profesionale shumëgjuhëshe (përfshirë gjuhën angleze).

  • Të nxiten mendimtarë etikë, kreativë dhe kritikë të përputhshëm me standardet globale.

Rezultatet e të Nxënit të Programit
Njohuri
  • Të demonstrojnë mirëkuptim të thelluar të gjuhës dhe letërsisë angleze.

  • Të kuptojnë çështjet etike që lidhen me gjuhën, letërsinë dhe përfaqësimin kulturor.

  • Të kuptojnë aspektet historike, shoqërore dhe letrare të kulturave anglishtfolëse.

Aftësi
  • Të prodhojnë shkrim profesional dhe akademik (ese, raporte, analiza kritike).

  • Të realizojnë kërkim shkencor: të gjejnë, vlerësojnë dhe sintetizojnë burime akademike/kreative.

  • Të përdorin gjuhën angleze në mënyrë të përshtatshme në kontekste të ndryshme profesionale.

Kompetenca
  • Të komunikojnë qartë dhe bindshëm idetë, si me shkrim ashtu edhe verbalish.

  • Të punojnë në mënyrë efektive në mjedise bashkëpunuese dhe të larmishme.

  • Të zbatojnë komunikim shumëgjuhësh dhe ndërkulturor në fusha profesionale (biznes, përkthim, krijim përmbajtjeje).


PSE TË STUDIONI NË UNI?

Profesioni që ofron mundësi pune në fusha të ndryshme të sektorit publik dhe privat.
Edukim me Standarde Amerikane
Studime dhe Punë Praktikë në 28 shtete të BE-së dhe Turqi me BURSË TË PLOTË ERASMUS
Praktikë Profesionale dhe Punësim
Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
Qasje në kurrikulën e Arizona State University

Mundësitë e Punësimit pas Diplomimit

Të diplomuarit në drejtimin Gjuhë Angleze kanë këto mundësi të punësimit:

  • Mundësi Punësimi si mësimdhënës në institucione publike dhe private të arsimit
  • Punësim si përkthyese në ambasada, institucione, organizata ndërkombëtare, media
  • Hapja e qendrës tuaj për mësim të gjuhës angleze.

Planprogrami

Lëndët

Viti i parë
Semestri I Semestri II
Nr. Emri i lëndës ECTS Nr. Emri i lëndës ECTS
1 Intermediate Communication for English Language I (EL1) 6 1 Intermediate Communication for English Language Learning I 6
2 Study Skills 2 2 English Language Linguistics 6
3 Albanian and English Phonetics and Phonology 6 3 Research Methodology 6
4 Introduction to English Language Literature I 6 4 English Language Literature II 6
5 Elective: German Language I / Albanian Language-Morphology 6 5 Elective: German Language II / English for Specific Purposes 6
Viti i dytë
Semestri III Semestri IV
Nr. Emri i lëndës ECTS Nr. Emri i lëndës ECTS
1 Intermediate Language Skills for English Language Learning II 6 1 Intermediate Language Skills for English Language Learning II 6
2 English Language Morphology 6 2 English Language Syntax 6
3 Academic Writing 6 3 Internship and Career Orientation 8
4 Elective: Translation, Journalism, Marketing 6 4 Elective: Web Journalism, Debating, Leadership 6
Viti i tretë
Semestri V Semestri VI
Nr. Emri i lëndës ECTS Nr. Emri i lëndës ECTS
1 Public Speaking and Presentations 6 1 Intermediate Achievement for English Language Learning 6
2 English Language Lexicology 6 2 Academic Analysis 6
3 Film Translation Workshop 6 3 Community Service Writing 6
4 Elective: German IV, Grant & Proposal Writing, Intercultural Understanding 6 4 Thesis/Capstone Project 10

Kriteret e Regjistrimit

  • Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
  • ● Certifikatë lindje
  • ● Diploma e shkollës së mesme
  • ● Dëftesat e notave për kl. 10, 11 dhe 12
  • ● Certifikata e testit të maturës
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.

Your Instructors

J-Pattern Admin

0/5
12 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info