Programim dhe Zhvillim i Softuerit

BA Profesional në Siguri Kibernetike

J-Pattern Admin
Last Update 29 Nëntor, 2025
0 already enrolled

Përmbledhje e Programit

Kredite totale: 180 ECTS
Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)
Ngarkesa vjetore: 60 ECTS/vit
Forma e studimit: Me kohë të plotë
Diploma e akorduar: Bachelor i Shkencave në Siguri Kibernetike

Përshkrimi i Programit

UNI – Universum International College ndërthur përsosmërinë akademike me fuqizimin global përmes partneritetit të tij me Arizona State University, një institucion i njohur për inovacionin dhe përkushtimin e tij për të ndërtuar liderët së ardhmes. Transformoni pasionin tuaj për parandalimin e sulmeve kibernetike në një karrierë përmbushëse me programin tonë të Sigurisë Kibernetike!

Mësoni teknikat më të fundit me teknologjinë më innovative, bashkohuni me nismën për të parandaluar dhe t’u mbrojtur kundër sulmeve kibernetike në të gjitha fushat e IT.
Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Siguri Kibernetike sot!


Objektivat e Programit
  1. Të zhvillojnë kuptim të thelluar të parimeve të sigurisë së informacionit, rrjeteve dhe sistemeve kompjuterike.

  2. Të zotërojnë aftësi analitike për identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve të sigurisë.

  3. Të aftësohen në përdorimin e teknologjive, mjeteve dhe metodave moderne për mbrojtjen kibernetike.

  4. Të zhvillojnë aftësi për modelimin e kërcënimeve, analizën e dobësive dhe penetrim-testimin.

  5. Të kuptojnë standardet, kornizat rregullative dhe politikat e sigurisë së informacionit.

  6. Të zhvillojnë kompetenca në zhvillimin e softuerit të sigurt dhe integrimin e praktikave të sigurisë në SDLC.

  7. Të demonstrojnë etikë profesionale, integritet dhe aftësi bashkëpunuese në kontekste teknike.

Rezultatet e të Nxënit të Programit
NJOHURI

Studenti do të jetë në gjendje të:

  1. Përshkruajë konceptet bazë të sigurisë së informacionit, kërcënimet dhe dobësitë.

  2. Kuptojë dizajnin e rrjeteve dhe protokollet e komunikimit të sigurt.

  3. Njohë parimet e kriptografisë dhe përdorimit të saj në mbrojtjen e sistemeve.

  4. Shpjegojë konceptet e sigurisë së sistemeve operative dhe aplikacioneve.

  5. Kuptojë qeverisjen e sigurisë, politikat, standardet dhe kornizat rregullatore.

  6. Njohë konceptet e privatësisë së të dhënave dhe mbrojtjes ligjore të informacionit.

 AFTËSI 

Studenti do të jetë në gjendje të:

  1. Zbatojë mjete dhe metoda për monitorimin, detektimin dhe reagimin ndaj incidenteve të sigurisë.

  2. Hartojë politika të sigurisë dhe plane të reagimit ndaj incidenteve.

  3. Realizojë analiza të dobësive dhe testime të penetrimit.

  4. Implementojë kontrolle të sigurisë në rrjete, sisteme operative dhe aplikacione.

  5. Aplikoje konceptet e zhvillimit të softuerit të sigurt në praktikat e kodimit.

  6. Vlerësojë rreziqet dhe zhvillojë strategji të mitigimit.

KOMPETENCA
  1. Punojë në mënyrë të pavarur dhe të marrë përgjegjësi profesionale në rolet e sigurisë kibernetike.

  2. Raportojë në mënyrë profesionale gjetjet teknike dhe rekomandimet e sigurisë.

  3. Demonstrojë integritet, etikë dhe profesionalizëm në situatat që lidhen me të dhënat dhe sigurinë.

  4. Bashkëpunojë në ekipe teknike dhe multidisiplinare në trajtimin e incidenteve të sigurisë.

  5. Adaptuar me zhvillimet teknologjike dhe kërcënimet në ndryshim të sigurisë.

  6. Zbatojë praktika të sigurta për zhvillim, administrim dhe menaxhim sistemesh.

 


PSE TË STUDIONI TË UNI?

Profesioni që ofron paga konkurruese për shkak të aftësive të specializuara dhe aftësive teknike.
Edukim me Standarde Amerikane
Studime dhe Punë Praktikë në 28 shtete të BE-së dhe Turqi me BURSË TË PLOTË ERASMUS
Praktikë Profesionale dhe Punësim
Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
Qasje në kurrikulën e Arizona State University

Mundësitë e punësimit pas diplomimit

Të diplomuarit në Siguri Kibernetike kanë këto mundësi të punësimit:

  • Punësim në koorporata, agjenci, institucione, kompani të mëdha vendore dhe ndërkombëtare
  • Punësim si Specialist, Konsulent sigurie, Inxhinier sigurie, Hetues i Forenzikës Kompjuterike, Hacker etik, Zhvillues i softuerit të sigurisë
  • Hapja e kompanisë tuaj në ofrimin e shërbimeve kundër sulmeve kibernetike.

Planprogrami

Lëndët

Viti i pare
Semestri I Semestri II
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Hyrje në Programim & Teknologjitë e Uebit 7 1 Hyrje në Strukturat e të Dhënave 6
2 Bazat e Elektronikës 6 2 Matematika për Shkenca Kompjuterike II 6
3 Struktura Diskrete 3 Bazat e Sigurisë kibernetike 7
4 Matematika për Shkenca Kompjuterike 1 6 4 Rrjeti dhe Sistemi 6
5 • Etika dhe Teknologjia • Gjuhë Angleze (Studentët duhet të zgjedhin një lëndë me zgjedhje) 5 5 • Arkitektura e Kompjuterëve • Shkrim Akademik 5
Viti i dytë
Semestri III Semestri IV
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Sistemet Operative 6 1 Windows dhe Linux Server 5
2 Sistemet e Informacionit 6 2 Zhvillimi i Softuerit II 7
3 Zhvillimi i Softuerit I 7 3 Pentestimi i Rrjetit dhe Sistemit 6
4 Teknologjia e Uebit, Siguria dhe Honeypot 6 4 Krimi Kibernetik 7
5 • Arkitektura e Softuerit • Menaxhimi i Projektit 5 5 • Siguria celulare • Ligji për privatësinë e të dhënave dhe TI 5
Viti i tretë
Semestri V Semestri VI
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Kriptografia 8 1 Menaxhimi i TIK-ut 6
2 Siguria e Serverit Windows dhe Linux 6 2 Zhvillimi i Softuerit (Siguria) III 6
3 Siguria e rrjetit dhe CCNA 6 3 Punë Praktike 8
4 • Vlerësimi i Kërcënimeve dhe Rrezikut të Menaxhimit të Sigurisë • Teknologjia dhe Siguria e Qendrës së të Dhënave • Teknika Emergjente të Sigurisë 5 4 Tema e Diplomës 10

Kriteret e Regjistrimit

  • Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
  • ●Certifikatë lindje
  • ●Diploma e shkollës së mesme
  • ●Dëftesat e notave për kl. 10, 11 dhe 12
  • ●Certifikata e testit të maturës
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.

Your Instructors

J-Pattern Admin

0/5
12 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info