Untitled design (5)

MA në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare

Arberita Beka
Last Update 29 Nëntor, 2025
0 already enrolled

Përmbledhje e Programit
  • Kredite totale: 120 ECTS

  • Kohëzgjatja: 2 vite (4 semestra)

  • Ngarkesa vjetore: 60 ECTS për vit akademik

  • Forma e studimit: Me kohë të plotë

  • Diploma e akorduar: Master i Arteve në Qeverisje dhe Siguri Kombëtar

Përshkrimi i Programit

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr. #1 për inovacion, duke iu ofruar kështu studentëve arsimim të klasit botëror.

Misioni i programit MA në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare  synon të kultivojë udhëheqës të shkëlqyeshëm të cilët jo vetëm janë të zotë në zbërthimin kompleks të qeverisjes dhe sigurisë kombëtare, por gjithashtu përfaqësojnë vlerat e qytetarisë së mirë, inovacionit dhe udhëheqjes etike të rëndësishme për epokën digjitale dhe globalizimin.


Objektivat e Programit

Të zhvillojë ekspertizë të avancuar dhe multidisiplinare në qeverisje dhe siguri kombëtare

T’i pajisë studentët me aftësi udhëheqëse strategjike

Të ndërtojë kapacitete në zhvillimin dhe vlerësimin e politikave

Të forcojë kompetencat kërkimore dhe analitike

Të nxisë udhëheqje etike, të përgjegjshme dhe bashkëpunuese

Të përgatisë të diplomuarit për t’iu përgjigjur kërcënimeve globale bashkëkohore

 

Rezultatet e të Nxënit të Programit
Njohuri

Kuptoni sistemet e qeverisjes dhe sigurisë kombëtare përmes një qasjeje multidisiplinare politike, ligjore, administrative dhe strategjike.

Demonstroni njohuri të avancuara në strategjinë e sigurisë kombëtare, duke përfshirë vlerësimin e rrezikut, inteligjencën, planifikimin e mbrojtjes dhe analizën e kërcënimeve.

Kuptoni modelet e qeverisjes globale dhe krahasoni praktikat ndërkombëtare të sigurisë dhe kornizat e bashkëpunimit.

Identifikoni dhe vlerësoni çështjet etike në qeverisje dhe siguri, duke u fokusuar në transparencë, llogaridhënie, të drejtat e njeriut dhe normat ligjore.

Kuptoni sfidat kryesore globale—ndryshimet klimatike, pandemitë, migracionin dhe tensionet gjeopolitike—dhe ndikimin e tyre në sigurinë kombëtare.

Aftësi

Analizoni sistemet e qeverisjes dhe sigurisë duke përdorur qasje politike, ligjore, strategjike dhe administrative.

Zhvilloni, vlerësoni dhe zbatoni politika të lidhura me qeverisjen dhe sigurinë kombëtare.

Realizoni kërkime të avancuara dhe prodhoni analiza dhe rekomandime të politikave të bazuara në evidenca.

Zbatoni aftësi udhëheqëse, negociuese dhe të zgjidhjes së konflikteve në mjedise politike, publike dhe të sigurisë.

Komunikoni qartë ide komplekse me shkrim dhe gojarisht për audienca profesionale dhe publike të ndryshme.

Kompetenca

Udhëhiqni në mënyrë etike në mjediset e qeverisjes dhe sigurisë duke respektuar parimet demokratike, transparencën, ligjshmërinë dhe të drejtat e njeriut.

Bashkëpunoni në mënyrë efektive ndërmjet institucioneve dhe sektorëve, duke përfshirë partnerët publikë, privatë dhe ndërkombëtarë.

Zhvilloni strategji të adaptueshme të sigurisë kombëtare që adresojnë kërcënimet globale në zhvillim.

Prodhoni në mënyrë të pavarur dokumente kërkimore dhe politike me cilësi të lartë, si individualisht ashtu edhe në grup.

Dëshmoni aftësi të forta udhëheqëse dhe komunikimi të nevojshme për role në administratën publike dhe sektorin e sigurisë.

Kohezgjatja e studimeve

2 VITE/ 4 SEMESTRA

Formati i programit

MODULAR-HYBRID/ONLINE

Ligjërimi

GJUHË SHQIPE & ANGLEZE

Kreditë

120 KREDI

Pse të studioni MA në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare në UNI?

Studime me Standarde Amerikane
Studime dhe Punë Praktikë në 28 shtete të BE-së dhe Turqi me BURSË TË PLOTË ERASMUS+
Praktikë Profesionale dhe PUNËSIM
Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
Qasje në kurrikulën e Arizona State University
Lëndë direkt nga Thunderbird School of Management

Planprogrami i studimeve

Viti i pare
Semestri I Semestri II
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Siguri nderkombetare 8 1 Te drejtat humane dhe poltika 6
2 Sistemi i Qeverisjes në Kosovë 7 2 Negocimet nderkombetare 6
3 Politika dhe Qeverisja e Sigurisë Kibernetike 7 3 Qeshtjet kyce ne ekonomine globale 6
4 Parimet e udheheqjes 6 4 Kurset opsionale (Studentët duhet të zgjedhin 2 kurse):
  • Zhvillimi Ekonomik Lokal
  • Politika e Jashtme dhe Mbrojtja
  • Sistemet e Informacionit Qeveritar
  • Hyrje në Inteligjencën dhe Sigurinë
  • Qeverisja Globale dhe Organizatat Ndërkombëtare
  • Marrëdhëniet Transatlantike A ka ende rëndësi Evropa?
  • Sfida Transnacionale - Lufta Kundër Trafikut të Njerëzve
7
Viti i dytë
Semestri III Semestri IV
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Politika Publike: Formulimi dhe Zbatimi 8 1 Projekti ne shkencen e te dhenave (Internship) 10
2 Menaxhimi i Krizave dhe Siguria Kombëtare 8 2 Tema e diplomes 20
3 Metodologjia e Kërkimit 7
4 Kurset opsionale (Studentët duhet të zgjedhin 1 kurs):
  • Zhvillimi Ekonomik Lokal
  • Politika e Jashtme dhe Mbrojtja
  • Sistemet e Informacionit Qeveritar
  • Hyrje në Inteligjencën dhe Sigurinë
  • Qeverisja Globale dhe Organizatat Ndërkombëtare
  • Marrëdhëniet Transatlantike A ka ende rëndësi Evropa?
  • Sfida Transnacionale - Lufta Kundër Trafikut të Njerëzve
7

Lëndët nga Thunderbird School of Global Management

Global Leadership & Personal Development

Lëndë online nga Thunderbird School of Global Management.

Global Entrepreneurship & Sustainable Business

Lëndë online nga Thunderbird School of Global Management.

Global Accounting: Managing by the Numbers

Lëndë online nga Thunderbird School of Global Management.

Data Analytics & Digital Transformation

Lëndë online nga Thunderbird School of Global Management.

Kriteret e Regjistrimit

  • Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
  • ● Certifikatë e lindjes
  • ● Diploma e nivelit baçelor dhe pasqyra e notave
  • ● Certifikimi i vlefshëm i gjuhës angleze.
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.
  •  
Përvoja e studentëve tanë

UNI – Universum International College ofron mundësi studimi online dhe në kampus, duke i përgatitur studentët me nevoja dhe përgjegjësi të ndryshme. Personalisht, si nënë e punësuar, opsioni online ka qenë një shpëtim për mua.

Arbenita Sojeva Qorrolli
Studente në UNI

Përveq studimeve bachelor edhe studimet master i kam vazhduar në UNI-Universum International College. Kam zgjedh Programin Master me Diplomë të dyfishtë gjermane nga UNI-Universum International College dhe Ludwigshafen University of Applied Sciences.

Kristofor Shala
Student në UNI

Your Instructors

Arberita Beka

0/5
6 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info