Untitled design (5)

MSc. në Shkencë e të Dhënave

Arberita Beka
Last Update 29 Nëntor, 2025
0 already enrolled

Përmbledhje e Programit

Kredite totale: 120 ECTS
Kohëzgjatja: 2 vite (4 semestra)
Ngarkesa vjetore: 60 ECTS
Forma e studimit: Me kohë të plotë
Diploma e akorduar: Master i Shkencave në Shkencë dhe Analizë e të Dhënave

Përshkrimi i Programit

 

UNI – Universum International College ndërthur përsosmërinë akademike me fuqizimin global përmes partneritetit të tij me Arizona State University, një institucion i njohur për inovacionin dhe përkushtimin e tij për të ndërtuar liderët së ardhmes. 

Transformoni pasionin tuaj për menaxhimin e të dhënave në një karrierë përmbushëse me programin tonë Master në Shkencë e të Dhënave! Mësoni teknikat më të fundit, bashkohuni me nismën për të zhvilluar kapacitetet analitike si dhe aftësinë për t’u përshtatur në fushën e shkencës së të dhënave dhe analitikës. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Shkencë e të Dhënave sot!


Objektivat e Programit

Programi synon që studentët të:

  1. Zhvillojnë një bazë të fortë teorike në statistikë, matematikë, programim dhe metoda analitike.

  2. Kuptojnë ciklin e plotë të të dhënave — mbledhja, pastrimi, analizimi, modelimi dhe vizualizimi.

  3. Aftësohen të zbatojnë teknika të machine learning për zgjidhje praktike dhe probleme reale.

  4. Integrojnë njohuritë e analizës së të dhënave në kontekste profesionale, organizative dhe kërkimore.

  5. Përdorin mjete moderne programimi dhe platforma të të dhënave për zhvillimin e aplikacioneve dhe analizave.

  6. Forcojnë aftësitë e komunikimit për të prezantuar gjetje teknike për audienca profesionale dhe jo-profesionale.

  7. Zhvillojnë kompetenca etike në trajtimin e të dhënave, privatësinë dhe përdorimin e drejtë të teknologjive.

  8. Përgatiten për karriera të shumta në sektorë si biznes, teknologji, financa, shëndetësi dhe kërkim shkencor.

Rezultatet e të Nxënit të Programit
NJOHURI 

Studentët do të jenë në gjendje të:

  1. Kuptojnë konceptet themelore të statistikës, probabilitetit dhe analizës matematike të përdorura në data science.

  2. Shpjegojnë parimet e programimit, strukturave të të dhënave dhe algoritmeve.

  3. Kuptojnë konceptet bazë të machine learning, modeleve statistikore dhe teknikave të parashikimit.

  4. Njohin çështjet etike dhe ligjore të të dhënave, privatësinë dhe sigurinë e informacionit.

  5. Kuptojnë arkitekturën e sistemeve të të dhënave, bazave të të dhënave dhe menaxhimit të tyre.

AFTËSI

Studentët do të jenë në gjendje të:

  1. Zbatojnë programim praktik për analiza dhe modelim të të dhënave (Python, R, SQL).

  2. Aplikojnë metoda statistikore dhe machine learning në zgjidhjen e problemeve reale.

  3. Ndërtojnë, testojnë dhe vlerësojnë modele parashikuese dhe klasifikimi.

  4. Përdorin mjete vizualizimi të të dhënave për paraqitje profesionale.

  5. Menaxhojnë ciklin e përpunimit të të dhënave duke pastruar, transformuar dhe strukturuar dataset-et.

  6. Zhvillojnë analiza eksploruese të të dhënave dhe interpretime të gjetjeve.

KOMPETENCA

Studentët e diplomuar do të jenë në gjendje të:

  1. Punojnë në mënyrë të pavarur në projekte analitike duke marrë vendime profesionale.

  2. Bashkëpunojnë me ekipe multidisiplinare për zhvillim projektesh të orientuara nga të dhënat.

  3. Komunikojnë rezultatet e analizës në mënyrë profesionale, të qartë dhe të strukturuar.

  4. Zbatojnë standardet etike dhe praktikat e përgjegjshme në administrimin dhe analizën e të dhënave.

  5. Adaptohen me teknologjitë e reja dhe zhvillimet në fushën e data science dhe AI.

Kohëzgjatja e studimeve

2 VITE/ 4 SEMESTRA

Formati i programit

MODULAR-HYBRID/ONLINE

Ligjërimi

GJUHË SHQIPE & ANGLEZE

Kreditë

120 KREDI

Pse të studioni MSc. në Shkencë e të Dhënave në UNI?

Studime me Standarde Amerikane
Studime dhe Punë Praktikë në 28 shtete të BE-së dhe Turqi me BURSË TË PLOTË ERASMUS+
Mundësi punësimi brenda dhe jashtë vendit
Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
Qasje në kurrikulën e Arizona State University
Lëndë direkt nga Thunderbird School of Management

Diplomë e Dyfishtë me Thunderbird School of Global Management​

Diplomë e Dyfishtë me Ludwigshafen University of Applied Sciences në Gjermani

Planprogrami i studimeve

Viti i pare
Semestri I Semestri II
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Programimi i të dhënave 7 1 Machine Learning 6
2 Matematika për shkencën e të dhënave 8 2 Analitika e të dhënave të mëdha (big data) të shpërndara 6
3 Inteligjence artificiale 8 3 -Inteligjenca e Biznesit -Të mësuarit e thellë dhe të mësuarit përforcues -Sistemet e Shpërndara -Menaxhimi i Marketingut 7
4 Privatësia dhe Etika e të Dhënave 7
Viti i dytë
Semestri III Semestri IV
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Teknologjitë e Uebit të të Dhënave Semantike 8 1 Projekti në Shkencën e të Dhënave (Praktikë në punë) 10
2 Seminare Kërkimore dhe Metodologji 8 2 Teza e Masterit 20
3 Menaxhimi dhe vizualizimi i të dhënave 7
4 Social dhe Web Mining të dhënave 7
5 Shkenca e të Dhënave për Ekonomi 7
6 Strategjia e Biznesit dhe Mjedisi 7
7 Menaxhimi i Projektit 7

Lëndët nga Thunderbird School of Global Management

Global Leadership & Personal Development

Lëndë online nga Thunderbird School of Global Management.

Global Entrepreneurship & Sustainable Business

Lëndë online nga Thunderbird School of Global Management.

Global Accounting: Managing by the Numbers

Lëndë online nga Thunderbird School of Global Management.

Data Analytics & Digital Transformation

Lëndë online nga Thunderbird School of Global Management.

Kriteret e Regjistrimit
  •  
  • Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
  • ● Certifikatë e lindjes
  • ● Diploma e nivelit baçelor dhe pasqyra e notave
  • ● Certifikimi i vlefshëm i gjuhës angleze
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.
  •  
Përvoja e studentëve tanë
UNI - Universum International College ofron mundësi studimi online dhe në kampus, duke i përgatitur studentët me nevoja dhe përgjegjësi të ndryshme. Personalisht, si nënë e punësuar, opsioni online ka qenë një shpëtim për mua.
Arbenita Sojeva Qorrolli
Studente në UNI
Përveq studimeve bachelor edhe studimet master i kam vazhduar në UNI-Universum International College. Kam zgjedh Programin Master me Diplomë të dyfishtë gjermane nga UNI-Universum International College dhe Ludwigshafen University of Applied Sciences.
Kristofor Shala
Student në UNI

Your Instructors

Arberita Beka

0/5
6 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info