Ish drejtori për Edukim në Apple, Alan Greenberg, mbanë punetorinë e parë në UNI – Universum International College

430223017_786926206799725_1322135159220067744_n
Lajme

Ish drejtori për Edukim në Apple, Alan Greenberg, mbanë punetorinë e parë në UNI – Universum International College

UNI – Universum International College vazhdon të sjellë inovacion në edukim praktik dhe zhvillim të aftësive në sferën digjitale. Alan Greenberg, ish Drejtori për Edukim në Apple, ka mbajtur me sukses sesionin e parë të shumëpritur të Bootcamp në kampusin e UNI-t në Prishtinë.

Bootcampi, që nisi më 7 mars, shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e UNI- Universum International College për të ofruar përvoja edukative inovative që ekspozojnë studentët me njohuri praktike dhe strategji reale për të përparuar në karrierën e tyre. Përveç njohurive të shumëta, pjesëmarrësit patën mundësi të formimit të kontakteve të reja, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve në mes njëri-tjetrit.

Gjatë ligjëratës së parë, Alan Greenberg shprehu entuziazmin e tij për potencialin transformues të Bootcamp-it në fuqizimin e individëve për të udhëhequr dhe për t’u zhvilluar. Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit së ideve biznesore dhe krijimin e mendësisë për të gjeneruar ide, inovacion dhe biznese. 

Bootcamp-i është i ndarë në 5 module nga 5 orë, ku secili pjesëmarrës do të ketë mundësinë të zhvilloj ide biznesore të cilat në fund do të prezantohen si projekte reale me mundësi të financimit të atyre ideve.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.  

Për më shumë informata rreth këtij Bootcamp, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.