Studentët e UNI – Universum International College ndjekin ligjërata direkt nga ekspertë të Arizona State University

Studentët e UNI - Universum International College ndjekin ligjërata direkt nga ekspertë të Arizona State University
Lajme

Studentët e UNI – Universum International College ndjekin ligjërata direkt nga ekspertë të Arizona State University

UNI – Universum International College në bashkëpunim me partnerin e tij strategjik, Arizona State University, mbajti një ligjëratën e radhës me ekspertë dhe profesorë të Arizona State University mbi temën e produktivitetit dhe efikasitetit. Ky bashkëpunim jo vetëm thekson angazhimin e UNI për të siguruar studentëve njohuri të fundit, por edhe e pozicionon atë si udhëheqës në formimin e të ardhmes së tregtisë globale.

Kjo ligjëratë online, pjesë e serisë së Master Class të ofruara nga Arizona State University, zbërthen metodën ‘Groove’ për menaxhimin e pasigurisë në jetë, duke theksuar rëndësinë e mendësisë, planifikimit dhe taktikave për të rritur produktivitetin dhe efikasitetin, duke çuar në përfundimin më të shpejtë të projektit dhe zbulimet inovative.Seria e Master Class mbuloi një gamë të gjerë temash përmes sesioneve interaktive, rasteve të studimit dhe shembujve praktik, duke pajisur studentët me njohuritë e nevojshme për të ardhmen.

Marrëveshja e UNI për të organizuar Master Klasën nga Arizona State University është dëshmi e përkushtimit të institucionit për të ofruar studentëve një edukim cilësore. Duke sjellë ligjërata nga një institucion prestigjioz si ASU, UNI ka treguar angazhimin e tij për të qëndruar në krye të inovacionit arsimor dhe siguruar që studentët të eksponohen ndaj zhvillimeve të fundit në fushat e tyre të studimit. Përkushtimi i UNI-t për të ofruar këto mundësi shpreh interesimin për të përgatitur studentët për sfidat dhe mundësitë që presin në sferën e tregtisë ndërkombëtare.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.