Arizona State University, partneri strategjik i UNI – Universum International College, renditet në top universitetet më të mira për liderët e ardhshëm

Time Magazine e rendit partnerin strategjik te UNI ne top universitetet me te mira per lideret e ardhshem
ASULajme

Arizona State University, partneri strategjik i UNI – Universum International College, renditet në top universitetet më të mira për liderët e ardhshëm

Regjistrimi në një universitet prestigjioz mund të rrisë shanset për të siguruar një pozicion udhëheqëse, por ka rrugë alternative. Universitetet si Arizona State University janë gjithashtu pika të shkëlqyera nisjeje. Një analizë e fundit e kryer nga TIME dhe Statista thellohet në profilin arsimor të 2000 liderëve ekzekutiv në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga politikanët dhe CEO-të deri te laureatët e Nobelit dhe udhëheqësit e sindikatave.

Theksi mbi edukimin elitar nuk barazohet domosdoshmërisht me trajnimin më të mirë të lidershipit, lista e TIME dhe Statista e pohon këtë ide duke e renditur ASU-në në pozitën e 20-të, duke qenë një nga vetëm shtatë kolegjet publike në 25 më të mirat. Vendosja e ASU-së nënkupton ndikimin e saj në formësimin e liderëve duke qenë universiteti më inovativ në SHBA për nëntë vjet me radhë, duke kaluar kështu universitetet tjera presigjioze si MIT dhe Stanford. Edhe pse peizazhi i udhëheqjes evoluon, lista nënvizon rrugët e ndryshme arsimore që kontribuojnë në formimin e liderëve të ardhshëm të Amerikës. Pozicioni i 20-të i Universitetit Shtetëror të Arizonës në këtë listë konsolidon pozicionin e tij si një lojtar kyç në zhvillimin e liderëve në një spektër disiplinash.

UNI – Universum International College si partner strategjik i Universitetit Shtetëror i Arizonës, me qasjen ndaj ekselencës akademike, përfiton nga ekspertiza akademike dhe kërkimore e ASU-së, duke zgjeruar më tej ndikimin e kësaj të fundit në formësimin e trajektores së liderëve të ardhshëm edhe në Kosovë.

Stafi dhe ligjeruesit e UNI – Universum International College lidhet, bashkëpunojnë dhe ndajnë idetë e reja dhe praktikat më të mira me ASU dhe një rrjet global universitetesh, për të qëndruar në krye të trendeve globale dhe për të ofruar arsimin më të mirë.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.