UNI-Universum International College ju prezanton me Dekanin e Studimeve dhe Shoqërive Globale Dr. Stephan Keck

Dean Stephen Keck
Lajme

UNI-Universum International College ju prezanton me Dekanin e Studimeve dhe Shoqërive Globale Dr. Stephan Keck

Dekani Stephen Keck është profesor, hulumtues dhe udhëheqës akademik i dalluar, me përvojë dhe një pasion për të mësuar dhe frymëzuar. Me një karrierë që shtrihet në mbi 30 vjet në tre kontinente të ndryshme, ai ka ndërtuar një reputacion të padiskutueshëm në fushën e akademisë.

UNI-Universum International College fuqizuar nga Arizona State University është krenar që Dr. Stephan Keck është pjesë e vlerësuar e stafit të tij, duke luajtur një rol kyç si Dekan i Studimeve dhe Shoqërive Globale.

Fillimisht, Stephen Keck përfundoi studimet e tij në Histori në Universitetin e Yale-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një institucion i lartë i rangut global. Pas kësaj, ai vazhdoi studimet e doktoratës në drejtimin Historinë Moderne Britanike në Universitetin e Oxford-it, që renditet si i pari në botë për katër vjet të radhazi nga Times Higher Education.

Karriera e tij filloi si mësimdhënës në kolegjin e Charleston në SHBA. Pas kësaj përvoje në SHBA, ai u transferua në Universitetin Kombëtar të Singaporit, një nga institucionet më të mira botërore sipas vlerësimeve të Times Higher Education.

Në Universitetin Kombëtar të Singaporit, Dekani Keck ka fituar një reputacion të lartë për kontributin e tij në mësimdhënie dhe udhëheqje akademike. Ai ka marrë një sërë çmimesh për mësimdhënie, duke dëshmuar angazhimin e tij të pafund në fuqizimin e studentëve dhe në rritjen e tyre akademike.

Për Dekanin Keck edukimi është një mjet i fuqishëm për të ndryshuar jetët dhe për të kontribuar në shoqëritë në të cilat operon, ku edhe shprehet:

“Për mua mësimdhënia ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për t’u rritur dhe zhvilluar, dhe kjo është pikërisht ajo që e bën atë të mrekullueshme”.

Përmes një stafi me përvojë të pasur, UNI kontribuon në përmirësimin e ciklit të arsimimit dhe në fuqizimin e brezit të ardhshëm të liderëve të ardhshëm në nivel global.

Bëhu pjesë e UNI dhe mëso nga një ambient i frytshëm dhe një staf i përkushtuar që është gati të ndajë përvojën e tyre të pasur akademike dhe profesionale!

 

Ndiqni videon e plotë këtu!

 

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

 

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.