160 studentë të UNI-të fillojnë rrugëtim të ri akademik në 45 universitete evropiane për shkëmbime semestrale

Around the world with UNI
Blog

160 studentë të UNI-të fillojnë rrugëtim të ri akademik në 45 universitete evropiane për shkëmbime semestrale

Erasmus Farewell Party, një ngjarje emocionuese u mbajt me 4 korrik 2024, organizuar nga UNI-International Office, për të festuar rrugëtimin e ri akademik të 160 studentëve të UNI-Universum International College për të studiuar jashtë vendit, drejt 45 destinacioneve evropiane për shkëmbim semestrale.

Për më tepër, kjo ngjarje shërbeu edhe si një mundësi rrjetizimi për studentët e ardhshëm që do të udhëtojnë drejt destinacioneve të tyre për shkëmbime semestrale dhe atyre që kanë qenë pjesë e përvojave të tilla, pra alumni të Erasmus, duke përfshirë edhe prindër të pranishëm të cilët patën mundësinë për t’u njohur me universitetin dhe të gjitha mundësitë që ai ofron.

UNI- Universum International College fuqizuar nga Arizona State University është institucioni lider në ofrimin e mundësive reale për studime jashtë vendit, duke ju dhënë studentëve mundësinë për të përjetuar kulturën dhe arsimin në nivele ndërkombëtare.

Qëllimi i UNI-të është të përgatisin një brez të ri të studentëve me perspektiva globale dhe aftësi të zhvilluara akademike. Studentët e UNI që po udhëtojnë në këtë aventurë shkëmbimi semestral do të shkojnë në 45 institucione partnere në 14 shtete të Evropës, duke filluar nga semestri dimëror 2024. Kjo është hera e parë që një numër i tillë i studentëve nga Kosova studiojnë jashtë vendit në kuadër të programit Erasmus, duke bërë që ky moment të jetë një rekord për arsimin e lartë në Kosovë.

Në këtë festë përshëndetëse, studentët kanë festuar fillimin e këtij udhëtimi të shkëlqyer dhe kanë ndarë emocionet dhe pritshmëritë e tyre për periudhën e ardhshme akademike në Evropë.

UNI- Universum International College është krenar që ka mundësuar këtë rritje të pjesëmarrjes së studentëve në programe ndërkombëtare dhe është në përpjekje të vazhdueshme për të rritur qasjen dhe cilësinë e arsimit të lartë në vend.

Në këtë udhëtim të tyre rreth botës me #UNI, studentët UNIK janë të gatshëm për të përfaqësuar me krenari Kosovën në skenën ndërkombëtare të arsimit të lartë.

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.