Diplomon studentja e parë nga Kosova me BURSË të plotë në Kajaani University në Finlandë

Diplomon studentja e parë nga Kosova me BURSË të plotë në Kajaani University në Finlandë
LajmeNderkombetare

Diplomon studentja e parë nga Kosova me BURSË të plotë në Kajaani University në Finlandë

Nderkombëtarizimi i UNI – Universum International College powered by Arizona State University u mundeson studentëve kosovarë të studiojnë me bursë të plotë në universitetet më prestigjioze të botës. Eranda Morina, studente në departamentin Biznes dhe Menaxhment në UNI – Universum, si qindra studentë të tjerë të UNI – Universum International College, ka përfituar bursën ndërkombëtare për studime ne universitetin finlandez, Kajaani University of Applied Sciences, kështu duke u paisë me Diplomë Finlandeze. Pas diplomimit, ajo u pajis me dy diploma, një nga UNI – Universum International College dhe tjetra nga  Kajaani University of Applied Science në biznes ndërkombëtar.

Ndër tjerash, Eranda u shpreh: “Koha ime në Finlandë si studente e Double Degree në KAMK ka qenë një periudhë transformuese, duke më ofruar zhvillim akademik dhe personal të rëndësishëm. Studimi në një sistem arsimor të klasës së parë jo vetëm më ka sfiduar intelektualisht, por gjithashtu më ka ofruar eksperienca kulturore shumë të pasura. Mbështetja nga UNI dhe Universiteti i Shkencave të aplikuara të Kajaanit kanë qenë vendimtare për suksesin tim. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të pafund për mbështetjen e UNI-t, përfshirë inkurajimin, mundësitë dhe ndihmën e bursës, dhe me padurim pres të kontribuoj në suksesin e komunitetit tonë universitar.”

UNI – Universum International College powered by Arizona State University vazhdon të mbetet institucioni no.#1 në Ballkanin Perendimor për ndërkombëtarizim dhe lider për mundësitë e ofruara për studentë.  Zyra Ndërkombëtare në UNI- Universum International College është përzgjedhur si model për universitetet publike dhe private të Kosovës.  UNI tashmë është bërë partner global i universiteteve më prestigjioze jo vetëm në Evropë por në mbarë botën. Kjo zyre, përmes ndërkombëtarzimit, ka ndihmuar në ndërtimin e gjeneratës së re të Kosovës duke transformuar jetën e 1305 studentëve dhe stafit pjesë e shkëmbimeve në 221 universitete partnere në shtetet e Bashkimit Evropian.  UNI si rezultat i partneritetit strategjik me Arizona State University, nga ky vit, u ofron mundesinë për vazhdim të studimeve, diplomë të dyfishtë me Arizona State University, shkembime semestrale dhe shkolla verore jo vetëm në Arizona State University por edhe në rrjetin global të Arizona State University. 

Fillo studimet në UNI – Universum International College dhe studio me burse ne Finlandeze dhe diplomohu nga Kajaani University of Applied Sciences.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.