Studio në Portugali | Aplikoni Për Shkëmbim Semestral Erasmus+

santarem-4-1-1170x400
Shpallje

Studio në Portugali | Aplikoni Për Shkëmbim Semestral Erasmus+

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në “Polytechnic Institute of Santarém” në Portugali, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility.

Ftojmë të gjithë studentët, në të gjitha kampuset e Kolegjit Universum të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri pranveror ose dimëror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 850 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 360 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën 7.5

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
  • Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (3×4)

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku:  https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Të gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studentëve, kliko KETU (obligative).

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Suksesi akademik (40%)
  • Niveli i gjuhës angleze (40%)
  • Suksesi në intervistë (20%)
  • -10 për cdo aplikim të mëhershëm
  • +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
  • -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 09 JANAR, ORA 24:00!Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare.Është kena犀利士
qesi e jona të ju ndihmojme ne transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit.
#TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar
Na ndiqni ne Facebook Instagram

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *