UNI si institucioni no.#1 në Ballkan për ndërkombëtarizim, ju uron të gjithëve Ditën e Evropës!

Dita e Europes
Lajme

UNI si institucioni no.#1 në Ballkan për ndërkombëtarizim, ju uron të gjithëve Ditën e Evropës!

Në datën 9 Maj, bashkësitë Europiane shënojnë ditën ndërkombëtare të Europës. Kjo datë simbolizon vlerat dhe idetë themelore të shteteve në vendosjen e stabilitetit, paqës dhe bashkëpunimeve ndërmjet shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Përderisa politikisht Kosova ende vazhdon rrugën për t’u bërë anëtare e kësaj strukture, institucionet, shoqëria dhe organizata të ndryshme shënojnë këtë ditë me ngjarje dhe aktivitete që theksojnë rëndësinë e solidaritetit, diversitetit, shkëmbimeve të ideve dhe eksperiencave, si progres në zhvillimin e vlerave të një shoqërie, duke filluar nga multikultura e deri tek përfitimet sociale, ekonomike e politike.

UNI si përfituesi më i madh programeve të BE-së, në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe programit ErasmusPlus, numëron 𝟐𝟐𝟏 universitete partnere në 𝟐𝟔 shtete të Evropës dhe deri më tani, 𝟏,𝟒𝟓𝟎+ 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈ të #UNI kanë përfituar bursa të plota për shkëmbime semestrale.

UNI – Universum International College si institucioni no.#1 në Ballkan për ndërkombëtarizim, ju uron të gjithëve Ditën e Evropës!

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA nr.1 për inovacion.

Për më shumë informata, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.