UNI është institucioni i parë i Arsimit të Lartë në Kosovë që nënshkruan marrëveshje për energji të ripërtrishme

UNI - Universum International College është institucioni i parë i Arsimit të Lartë në Kosovë që nënshkruan marrëveshje për energji të ripërtrishme
Lajme

UNI është institucioni i parë i Arsimit të Lartë në Kosovë që nënshkruan marrëveshje për energji të ripërtrishme

UNI – Universum International College ka nënshkruar një partneritet me ELEN – Solar Energy Group, një hap i rëndësishëm në drejtim të përdorimit të energjisë së ripërtëritshme në të gjitha kampuset e universitetit.

Kjo marrëveshje dëshmon përkushtimin e UNI-t për të qenë nismëtar i arritjes së Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm nga Kombet e Bashkuara (UN), duke pajisur kampuset me teknologji të energjisë efiçiente dhe të gjelbërt. Duke shfrytëzuar burimet e energjisë së ripërtëritshme, UNI – Universum International College synon të zvogëlojë ndikimin e saj në lirimin e karbonit dhe të kontribuojë në një mjedis më të pastër dhe më miqësor në kampuse. Kjo iniciativë përputhet me përpjekjet globale për luftimin e ndryshimeve klimatike dhe për të promovuar një jetesë të qëndrueshme.

Në të njejtën kohë, UNI – Universum International College jo vetëm që po përmbush përgjegjësinë e saj ndaj këtyre Qëllimeve, por gjithashtu po inkurajon studentët dhe stafin të jenë të vetëdijshëm për mjedisin. Integrimi i teknologjive të energjisë së ripërtëritshme do të shërbejë si një shembull konkret i se si institucionet arsimore mund të kontribuojnë proaktivisht në një të ardhme më të mirë.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.