Alejtin Berisha nga UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman

Alejtin Berisha, presidenti i UNI - Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
ASULajme

Alejtin Berisha nga UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman

Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, do të jetë folës në konferencën më të madhe dhe më të rëndësishme në botë në fushën e teknologjive në edukim, ASU+GSV Summit, ku vitin e kaluar folësit kryesor ishin Bill Gates dhe Sam Altman! Kjo konferencë, e cila mbahet nga data 14-17 prill në San Diego të Kalifornisë, mbledh në një vend njerëzit më të rëndësishëm të edukimit në botë, dhe konsiderohet si Davosi i Edukimit dhe Teknologjisë në Edukim. Bashkë-organizator i kësaj ngjarje është partneri strategjik i UNI – Universum International College, Arizona State University, universiteti më inovativ në botë.

Drejtuesit e universiteteve, ndërmarrës dhe zyrtarët qeveritarë nga e gjithë bota po gjenerojnë ide të reja për të ofruar mundësi shtesë për studentët. Ky panel do të diskutojë se si rrjeti i universiteteve partnere të Arizona State University dizajnon dhe ekzekuton forma inovative për të ofruar mundësi të diplomimit me cilësi të lartë për studentët. Udhëheqësit nga Azia, Evropa dhe Amerika Latine do të ndajnë përvojat e tyre se si ky rrjetëzim po ndikon në institucionet e tyre dhe po zgjeron kapacitetin për të ndikuar pozitivisht në rajon.

E themeluar në vitin 2010 me një partneritet në mes Arizona State University dhe Global Silicon Valley (GSV), kjo konferencë vjetore e ASU+GSV shtjellon tema rreth inovacionit dhe teknologjisë edukative. Konferenca ASU+GSV tërheq themelues të startup-eve, CEO të teknologjisë edukative dhe investitorë nga mbi 130 vende të botës. UNI – Universum International College, me fuqinë e Arizona State University dhe rrjetin e saj global, po sjellë një standard të paimagjinueshëm në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon!

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.