Universum International College shpallë konkursin për regjistrim të studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025

Register now
Lajme

Universum International College shpallë konkursin për regjistrim të studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025

UNI – Universum International College fuqizuar nga Arizona State University zyrtarisht shpall konkurs për 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐞 𝐫𝐢𝐧𝐣 në të gjitha Programet Bachelor të akredituara nga Agjensia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

Ky vit i ardhshëm premton të jetë një udhëtim transformues i mbushur me përsosmëri akademike, rritje personale dhe mundësi të pafundme për të gjithë studentët e UNI-të. Si partner strategjik i Arizona State University, UNI- Universum International College krenohet me traditën e tij të pasur të nxitjes së inovacionit, të menduarit kritik dhe qytetarisë globale.

Pse të zgjidhni UNI- Universum International College?

  • Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
  • Edukim të klasit botëror
  • Qasje në kurrikulën e Arizona State University

 

Për më tepër, UNI përbëhet nga ekspertë të ndryshëm të cilët janë të përkushtuar për të dhënë njohuri dhe për të nxitur kuriozitet, inovacion dhe kreativitet midis studentëve, si dhe i inkurajon ata/ato të mendojnë përtej kufijve dhe të përqafojnë diversitetin kulturor.

UNI, përvec bashkëpunimit me Arizona State Universitety, bashkëpunon me shumë akterë të tjerë implementues, gjë që ju siguron studentëve arsimim dhe edukim si askund tjetër në regjion. UNI bashkëpunon me 221 universitete ndërkombëtare dhe përmban programe të ndryshme të shkëmbimit për të zgjedhurat horizontet dhe përvojat e studentëve.

Nëpërmjet praktikave, punëtorive dhe panaireve të karrierës, ne i përgatisim studentët tanë që të shkëlqejnë në fushat e tyre të zgjedhura dhe të japin kontribute domethënëse për shoqërinë.

Regjistrohu sot! Bëje hapin e parë drejt një të ardhme të fuqizuar!

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.