Untitled design (2)

MSc. në Zhvillimi i Qëndrueshëm i Sistemit të Prodhimit të Ushqimit

Xhelal Jashari
Last Update 22 April, 2024
0 already enrolled

Përshkrimi i programit

UNI – Universum International College ndërthur përsosmërinë akademike me fuqizimin global përmes partneritetit të tij me Arizona State University, një institucion i njohur për inovacionin dhe përkushtimin e tij për të ndërtuar liderët së ardhmes. Duke përfituar nga pikat e forta përkatëse të të dy institucioneve, ky partneritet krijon dhe ofron programe dhe diploma të bashkë-brenduara, që kontribuojnë në formimin e identitetit akademik të UNI-t. Mbi të gjitha ne sigurojmë që studentët tanë të marrin një kurrikulë arsimore në përputhje me standardet më të avancuara të vendosura nga ky institucion i njohur ne nivel global. Eksploroni programet e ndryshme të të ofruara nga UNI, secila e projektuar me përpikëri për të ofruar një përzierje unike të bazës teorike dhe përvojës praktike, si rezultat i përpjekjeve bashkëpunuese midis UNI dhe Universitetit Shtetëror të Arizonës. UNI vazhdon të tregojë përkushtimin e tyre për nxitjen e inovacionit dhe gjithëpërfshirjes brenda arsimit të lartë.Transformoni pasionin tuaj për sigurinë ushqimore në një karrierë përmbushëse me programin tonë në Zhvillim të Qëndrueshëm të Sistemit të Prodhimit të Ushqimit!

Mësoni teknikat më të fundit, modelet më bashkëkohore për sigurimin e qëndrueshmërisë së sistemeve të prodhimit, në situatën e një ekonomie globale me sfida të përsëritura. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Zhvillim të Qëndrueshëm të Sistemit të Prodhimit të Ushqimit sot!

Ky program është zhvilluar me përkrahjen e BE-së në kuadër të programit STEPS dhe zhvillohet si program i përbashkët me Fakultetin e Agrobiznesit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Arsyet pse të studioni në këtë program

  1. Profesioni që kontribuon në zhvillimin e Agroindustrisë dhe sigurisë ushqimore
  2. Studime me Standarde Amerikane
  3. Studime dhe Punë Praktikë në 28 shtete të BE-së dhe Turqi me BURSË TË PLOTË ERASMUS
  4. Praktikë Profesionale dhe Punësim
  5. Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
  6. Qasje në kurrikulen e Arizona State University

Mundësitë e punësimit pas diplomimit

Të diplomuarit në Zhvillim të Qëndrueshëm të Sistemit të Prodhimit të Ushqimit kanë këto mundësi të punësimit:

  • Punësim në institucione publike
  • Punësim në institucione prodhuese private
  • Hapja e qendrës tuaj për sigurimin e qëndrueshmërisë ushqimore

Planprogrami

Lëndët

Viti i pare
Semestri I Semestri II
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Bazat e sistemeve të prodhimit të ushqimit të qëndrueshëm 5 1 Zhvillimi i sistemit të cilësisë, menaxhimi dhe vlerësimi i jetëgjatësisë së ushqimit 5
2 Menaxhimi i mbetjeve të industrisë bujqësore dhe ushqimore 5 2 Cilësia dhe qëndrueshmëria e prodhimit të ushqimit me origjinë bimore 5
3 Shkenca dhe teknologjia e avancuar e ushqimit 5 3 E-sistemet e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore 5
4 Qeverisja, politika dhe legjislacioni në sektorin agro-ushqimor 5 4 Nutricioni 5
5 Etika e Ushqimit 5 5 Praktikat inovative të vjeljes dhe pas vjeljes 5
6 Metodologjia dhe mjetet kërkimore 6 Ekologji e qëndrueshme për menaxhimin dhe ruajtjen e peshkut 5
7 7 Kimia e Mjedisit drejt Përpunimit të Ushqimit 5
Viti i dytë
Semestri III Semestri IV
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Teknologji e qëndrueshme e produkteve të qumështit 5 1 Tema 30
2 Teknologji e qëndrueshme e produkteve të përpunimit të frutave dhe perimeve 5
3 Përdorimi i qëndrueshëm i produkteve për mbrojtjen e bimëve 5
4 Teknologji e qëndrueshme e verës, birrës dhe pijeve alkoolike 5
5 Teknologji e qëndrueshme e produkteve të bukës
6 Shkenca e konsumatorit dhe konsumi i qëndrueshëm
7 Inovacioni dhe ndërmarrësia për sisteme të qëndrueshme të prodhimit të ushqimit 7
8 Marketingu i produkteve të qëndrueshme agroushqimore
9 Menaxhimi total i cilësisë në sektorin agroushqimor
10 Menaxhimi i zinxhirit të vlerës së ushqimit të qëndrueshëm

Studime Duale – STUDIM & PUNËSIM

STUDIME TË FINANCUARA NGA BIZNESET Kolegji Universum në bashkëpunim me kompani partnere ofron studime duale sipas konceptit gjerman, përmes të cilit studentët përfitojnë:
  • Financim 100% të studimeve për 2 vite
  • Punë praktike që nga viti i parë
  • Shkëmbim semestral me bursë të plotë në 154 universitete në 28 shtete të Evropës
  • Punësim i garantuar pas diplomimit.
  • Fito BURSË për 2 vite studimi dhe fillo karrierën tani duke aplikuar këtu

Kriteret e Regjistrimit

  • Kriteret e Regjistrimit
  • Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
  • ● Certifikatë e lindjes
  • ● Diploma e nivelit baçelor dhe pasqyra e notave
  • ● Certifikimi i vlefshëm i gjuhës angleze
  • ● Kalimi i fazës së intervistës me komitetin e pranimeve në Kolegjin Universum
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.

Your Instructors

Xhelal Jashari

0/5
17 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info