Programet Profesionale

Programet profesionale

Programet profesionale
Niveli 3, 4 dhe 5

UNI - Universum International College përveç programeve të rregullta universitare dhe pasuniversitare, ofron programe profesionale të nivelit 3, 4 dhe 5; certifikime dhe trajnime profesionale, me akreditim ndërkombëtar nga Pearson në fusha të ndryshme.

Certifikimet Profesionale

Trajnimet Profesionale

Trajnim në Marketing dhe Shitje

Universum International College ka një numër të madh të instruktorëve të licencuar kombëtarë dhe ndërkombëtarë që ofrojnë trajnime modulare në Marketing dhe Shitje. Pjesëmarrësit mësojnë strategji, njohuri dhe metodologji të përparuara të marketingut koherent. Trajnimi intensiv rrit kapacitetet e pjesëmarrësve të suksesshëm. Prandaj, ata bëhen ekspertë në fushën e marketingut dhe rrisin shitjet e produkteve në institucionet që ata punojnë.

Marëdhënie me Publikun - PR

Universum International College ka licenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat i autorizojnë ekspertët tanë për të trajnuar dhe ofruar certifikime ndërkombëtare në marëdhëniet me publikun. Pjesëmarrësit mësojnë strategji, njohuri dhe metodologji të përparuara se si të menaxhojnë institucionet publike, si të hartojnë dhe zbatojnë strategjitë e PR, si dhe si t’i përgjigjen publikut në institucione.

Trajnimi në paketën Edexel

Edexel është një paketë profesionale e trajnimit e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar. Universum International College është i vetmi institucion i akredituar dhe i licencuar për të ofruar trajnimin e Edexcel në Kosovë. Edexcel përbëhet nga trajnime intensive në: menaxhim, marketing, kontabilitet, zhvillimin e biznesit, trajnimin në TIK, menaxhimin e burimeve njerëzore, dhe module të ndryshme të tjera të lidhura me biznesin.