Konkurs pune: Koordinator/e për Studentë (3 pozita)
Njoftimi
UNI International College SB SH.P.K. shpall konkurs pune për plotësimin e 3 (tri) pozitave:
Koordinator/e për Studentë
Kriteret e përgjithshme:
- Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Shkenca Sociale, Edukim, Menaxhim, Komunikim, Infermieri apo fusha të ngjashme;
- Të ketë përvojë pune në administratë, shërbime studentore, institucion arsimor apo fusha të ngjashme;
- Përvojë në punë me studentë dhe në ofrimin e shërbimeve administrative;
- Njohuri të mira të procedurave administrative dhe akademike;
- Aftësi për menaxhimin dhe administrimin e dokumentacionit të studentëve;
- Aftësi për të komunikuar dhe bashkëpunuar me studentë, staf akademik dhe staf administrativ;
- Aftësi të mira organizative dhe për menaxhimin e detyrave dhe afateve;
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme;
- Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office dhe sistemeve administrative;
- Të jetë i/e motivuar, i/e përgjegjshëm/e dhe i/e disiplinuar në punë;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave dhe dokumentacionit të studentëve.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV;
- Diplomë Bachelor ose dëshmi për përfundimin/ndjekjen e studimeve në fushën përkatëse;
- Dy letra reference.
Bëhuni pjesë e UNI – Universum International College dhe përfitoni:
- Ambient dinamik dhe multikulturor të punës;
- Mundësi për zhvillim personal dhe profesional;
- Mundësi trajnimi dhe bashkëpunimi me universitete partnere ndërkombëtare;
- Mundësi për networking me studentë dhe staf vizitor;
- Kontratë të rregullt pune dhe aktivitete socializuese të stafit të UNI.
Mënyra e aplikimit:
Dokumentacionin e kompletuar duhet ta dërgoni në [email protected], duke specifikuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
Afati i fundit për aplikim: 14 shtator 2026.
UNI International College SB SH.P.K.
HR

