Konkurs pune: Teknik/e i/e IT-së dhe Administrator/e i/e Sistemeve
Njoftimi
UNI International College SB SH.P.K. shpall konkurs për plotësimin e dy pozitave të punës:
1. Teknik/e i/e IT-së
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe sistemeve IT;
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike me pajisje, programe, printerë dhe lidhje në rrjet;
- Ofrimi i mbështetjes teknike për përdoruesit;
- Instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve Windows dhe Linux;
- Administrimi dhe mirëmbajtja bazë e rrjeteve kompjuterike;
- Administrimi i llogarive të përdoruesve;
- Monitorimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe sistemeve IT;
- Kryerja e detyrave të tjera të ndërlidhura me pozitën.
Kualifikimet dhe kriteret:
- Diplomë universitare në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo fusha të ngjashme;
- Njohuri të mira në hardware, software dhe aplikacione;
- Njohuri të rrjeteve kompjuterike;
- Njohuri në Windows dhe Linux;
- Përvoja paraprake në IT ose praktika profesionale përbën përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze;
- Aftësi të mira komunikuese dhe për zgjidhjen e problemeve;
- Gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Përgjegjësi dhe konfidencialitet në trajtimin e të dhënave.
2. Administrator/e i/e Sistemeve
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Administrimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e sistemeve IT;
- Administrimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve kompjuterike;
- Administrimi i sistemeve Windows dhe Linux;
- Monitorimi i serverëve dhe sistemeve të backup-it;
- Administrimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së rrjetit;
- Monitorimi dhe mirëmbajtja e sigurisë së sistemeve;
- Administrimi i llogarive dhe privilegjeve të përdoruesve;
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike;
- Sigurimi i funksionimit të rregullt dhe të sigurt të infrastrukturës IT;
- Kryerja e detyrave të tjera të ndërlidhura me pozitën.
Kualifikimet dhe kriteret:
- Diplomë universitare në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo fusha të ngjashme;
- Njohuri të rrjeteve kompjuterike: IP, Gateway, DNS, DHCP, VLAN, LAN/WAN dhe Wi-Fi;
- Njohuri të mira në Windows dhe Linux;
- Njohuri për serverë, virtualizim, backup, monitorim dhe siguri kibernetike;
- Përvoja paraprake në administrimin e sistemeve IT përbën përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze;
- Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve;
- Gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur dhe nën presion;
- Përgjegjësi dhe konfidencialitet në trajtimin e të dhënave dhe llogarive administrative.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet ta dërgojnë dokumentacionin në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt pozitën për të cilën aplikojnë.
Për secilën pozitë do të përzgjidhet nga një kandidat.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe përfshihen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit për aplikim: 14 shtator 2026.
UNI International College SB SH.P.K.
HR

