Konkurs pune: Zyrtar/e Ligjor/e Administrativ/e
Njoftimi
Bazuar në kërkesat e UNI International College SB SH.P.K., Nenit 24, paragrafi 2 të Statutit të UNI International College SB SH.P.K., si dhe Rregullores për Përzgjedhjen e Stafit Administrativ, Këshilli Drejtues i UNI International College SB SH.P.K. shpall konkurs për pozitën:
Zyrtar/e Ligjor/e Administrativ/e
Kriteret e përgjithshme dhe kualifikimet:
- Diplomë universitare Bachelor në Fakultetin Juridik;
- Minimum 3 vite përvojë pune në fushën ligjore dhe administrative;
- Njohuri të mira të legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe procedurave administrative;
- Përvojë në përgatitjen, shqyrtimin dhe administrimin e kontratave dhe dokumenteve ligjore;
- Aftësi të mira në hartimin e shkresave, kërkesave, vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare;
- Aftësi të mira analitike dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve;
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze përbëjnë përparësi;
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve të Microsoft Office;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
- Përgjegjësi, korrektësi, integritet dhe profesionalizëm në punë;
- Aftësi për të respektuar afatet dhe për të menaxhuar dokumentacionin me konfidencialitet.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV;
- Diplomë Bachelor/Master;
- Dy letra reference;
- Dokumente të tjera përcjellëse.
Mënyra e aplikimit:
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dërgohet në adresën [email protected].
Në subjektin e emailit duhet të specifikohet pozita për të cilën aplikohet.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
Afati i fundit për aplikim: 14 shtator 2026.
UNI International College SB SH.P.K.
Lipjan, Kosovë

