Studentët e UNI – Universum International College ndjekin ligjeratë publike nga Drejtoresha Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermane

Studentët e UNI - Universum International College ndjekin ligjeratë publike nga Drejtoresha Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermane
Lajme

Studentët e UNI – Universum International College ndjekin ligjeratë publike nga Drejtoresha Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermane

Në vazhdën e hapave transformuese drejt nxitjes së kompetencave ndërkulturore, UNI – Universum International College ka organizuar një ligjëratë publike me Drejtoreshën Ekzekutive të Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare, Zonjën Nora Hasani. Ngjarja, e fokusuar në “Kompetencën Ndërkulturore,” ishte një mundësi unike për studentëve nga fakulteti i gjuhës gjermane në UNI – Universum International College për të marrë pjesë në një bashkëveprim të drejtpërdrejtë me një udhëheqëse të njohur të industrisë.

Ligjërata e Znj. Hasani në UNI – Universum International College vë në dukje përkushtimin e institucionit për të siguruar studentëve përvoja të pasura që shtrihen përtej ambientit tradicional të klasës. Si Drejtore Ekzekutive e Dhomës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Znj. Hasani solli perspektiva në komunikimin ndërkulturor, një aftësi gjithnjë e më e rëndësishme në botën e globalizuar sot. Një nga pikat kryesore të ngjarjes ishte mundësia për studentët të angazhoheshin në një bashkëbisedim me Znj. Hasani, duke shtruar pyetje dhe marrur këshilla personalizuar për të udhëhequr sfidat dhe shfrytëzuar mundësitë e komunikimit ndërkulturore.

Për më shumë se 15 vite, veçanërisht pasi iu bashkua Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare në vitin 2017, zonja Hasani ka krijuar ura lidhëse ndërmjet bizneseve gjermane dhe atyre kosovare. Znj. Hasani, si udheheqëse e kësaj Ode, ka në fokus mbështetjen dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

Kjo ligjëratë publike, një iniciativë kyçe nga UNI – Universum International College, tregon përkushtimin e institucionit për të ofruar studentëve qasje të drejtpërdrejtë me ekspertët e industrisë, duke u dhënë një shans për të nxjerrë mësime nga përvojat e tyre reale.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla, kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.