ASU Cintana Conference (Konferenca në Arizona State University)

Konferenca vjetore 2024 në Arizona State University

Dekani i UNI-Universum International College Prof. Stephan Keck, ishte pjesë e konferencës Arizona Cintana Experience (ACE) të organizuar nga Arizona State University dhe Cintana Education - në Tempe, Arizona.
Dekani i UNI u takua direkt me drejtuesit e ASU-së ku diskutuan për zbatimin e partneritetit në mënyrë efektive për të maksimizuar përfitimet për studentët tanë.
Studentët tanë kanë qasje në kurrikulen e ASU-së, po ndjekin lëndë së bashku me studentet e Universitetit Shtetëror të Arizonës, kanë mundësinë për diplomë të dyfishtë, mundësi studimi jashtë vendit dhe një mori përfitimesh të tjera të dizajnuara për të pasuruar udhëtimin e tyre akademik dhe përvojën studentore.

Konferenca vjetore 2023 në Arizona State University

Konferenca vjetore e Arizona State University është një ngjarje ku marrin pjesë të gjitha universitetet partnere nga rrjeti i Arizona State University Konferenca zhvillohet një herë në vit si konferencë treditore, ku stafi akademik dhe drejtuesit administrativë kanë mundësinë të vizitojnë Arizonën për të mësuar dhe përjetuar mundësitë inovative të Arizona State University, të mësojnë nga praktikat më të mira të Arizona State University dhe të rrjetëzohen me pjesëmarrësit e universiteteve partnere.

Ky program është shumë interaktiv, duke u fokusuar në ndërtimin e marrëdhënieve dhe ndarjen e praktikave më të mira në mes kolegëve. Për më tepër, stafi i UNI - Universum International College ka mundësi që të vizitoj kampuset dhe shkollat e Arizona State Univeristy, duke përfshirë the Biodesign Institute, School of Earth and Space Exploration, Dreamscape, ASU’s Engineering facilities, SkySong, the EdPlus Online Division dhe Global Futures.