ASU English Immersion (Programet e Gjuhës Angleze)

Mëso gjuhën angleze në Arizona State University

Në kuadër të partneritetit me Arizona State University, UNI - Universum International College ofron mësimin e gjuhës angleze direkt në Arizona State University, në SHBA. Pavarësisht nivelit tuaj të gjuhës angleze, apliko për këtë program dhe mëso gjuhën angleze në kampusin në SHBA ose online me profesorë të Arizona State University.

Së pari studentët bëjnë një test për të përcaktuar se në cilin nivel të fillojnë studimet në anglisht. Ky program ka gjashtë nivele dhe duhen (8) tetë javë për të përfunduar çdo nivel. Mësimi afatshkurtër, (4) katër-javor është i disponueshëm për të gjithë studentët. Kur përfundon nivelin më i lartë i programit të gjuhës angleze me një notë kaluese B- (80%) ose më lartë, studentët do të marrin një certifikatë që do t’i plotësojë kërkesat e gjuhës angleze për pranim në Universitetit Shtetëror të Arizonës.

Si përfitojnë studentët?

  • Në kampus ose në internet: mëso anglisht direkt në kampusin e Arizona State University në Tempe, Arizona ose në internet nga kudo në botë.
  • Reputacion me cilësi të lartë: studentët pjesëmarrës bëhen pjesë e një prej programeve më të njohura dhe inovative të anglishtes në botë.
  • Nuk kërkohet TOEFL: Ky program i gjuhës angleze  është një alternativë ndaj provimit TOEFL, IELTS ose PTE.
  • Studentët mund të zgjedhin rrugën e tyre: programe fleksibël, studime afatshkurtra me specializimi në biznes, komunikim, STEM dhe shkenca sociale.

Hapat për regjistrim

Hapi #1
Provoni testin tonë online falas për të përcaktuar se sa kohë ju duhet për të mësuar gjuhën angleze . Pas pranimit, ju do të testoheni me testin zyrtar të Arizona State University.
Hapi #2
Ju duhet të dorëzoni dokumentet e mëposhtme bashkë me aplikacionin tuaj online: Pasaportën dhe Letrën për dëshmi financiare (nëse jeni student F-1).
Hapi #3
Paguani tarifën e aplikimit prej 125$. Tarifa e aplikimit mund të paguhet online me një kartë krediti ose nëpërmjet një transferti bankar.
Hapi #4
Vazhdoni me procedurat e aplikimit për vizë në Ambasadën Amerikane, në Prishtinë.

Shpenzimet e programit

Tarifa e programit: $2950

Tarifat shtesë: $575

Sigurimi shëndetësor: $217

Tarifa e aplikimit: $125

Librat: $250

Akomodimi: $1750

Shujtat: $500

Udhëtimet: $1200

Tarifa e programit: $2950

Tarifat shtesë: $575

 

Përjetoni emocionet e programit të vitit 2023

Përvoja online direkt nga
Arizona State University

Përvoja në kampusin e
Arizona State University