ASU Global Exchanges (Shkëmbime ndërkombëtare studentore)

Përjeto botën

Shkëmbimet semestrale në universitetet partnere të Arizona State University

Në kuadër të bashkëpunimit të UNI - Universum International College dhe Arizona State University, studentët që vijojnë mësimin në UNI mund të studjojnë në një nga universitetet partnere të Arizona State University për një ose dy semestra.

Programi u ofron studentëve një përvojë transformuese dhe aventurë ndërkombëtare gjatë qëndrimit në institucionin tjetër. Ata do të ekspozohen ndaj kulturave dhe shteteve të reja, sidomos jashtë Evropës.

Si përfitojnë studentët?

  • Studentët diplomohen me një mentalitet global, të përgatitur dhe me aftësi për të pasur sukses në tregun ndërkombëtar.
  • Studentët jo vetëm fitojnë njohuri të reja për një kulturë të re, por gjithashtu lënë gjurmë duke ndarë njohuritë e tyre me studentët amerikan.
  • Studentët krijojnë shoqëri të reja dhe transformojnë mënyrën se si mendojnë, ndërveprojnë dhe punojnë.
  • Studentët ekspozohen ndaj njohurive globale, vendeve dhe kulturave të reja.
  • Studentët takohen dhe ndërveprojnë me studentë nga e gjithë bota.

Programet e ofruara për 2024