ASU Master Class (Master Klasat)

Master Class nga profesorët e Arizona State University

Në kuadër të partneritetit mes UNI - Universum International College dhe Arizona State University mbahet seria e  Master Class Online të organizuara direkt nga partneri ynë, universiteti numër 1 më inovativ në Amerikë – Arizona State University. Seria nxjerr në pah risitë më të reja të bazuara në hulumtimet me ndikim dhe përfshinë ligjerata nga hulumtues, profesorë dhe ekspertë të Arizona State University.

Këto ligjërata ofrohen si pjesë e disa programeve. Studentët që ndjekin këto ligjërata vlerësohen nga profesorët e UNI - Universum International College dhe ata që e përfundojnë me sukses, pajisen më certifikatë nga Arizona State University.

Si përfitojnë studentët?

  • Çdo Master Class fokusohet në një temë të ndryshme me bazë në të menduarit inovativ që ju pajis me aftësi të industrisë
  • Ligjërata online nga ligjerues me ndikim direkt në botë dhe nga universiteti numër 1 më inovativ në Amerikë
  • Mundësi e mirë për rrjetëzim me student pjesmarrës nga Amerika dhe më gjerë
  • Studentët pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes

Datat e ligjëratave të semestrit pranveror 2024

Mbi 300 studentë të certifikuar