Shkollat verore nga universitetet partnere të Arizona State University
Të gjithë studentët e UNI – Universum International College mund të marrin pjesë në shkollat verore afatshkurtra të ofruara nga universitetet partnere të Arizona State University. Programet fokusohen në integrimin e përmbajtjes akademike me aktivitete praktike, duke ju ofruar studentëve një përvojë kulturore dhe njëkohësisht të pasur me përmbajtje akademike.
Si përfitojnë studentët?
Studentët e UNI kanë mundësinë të njoftohen me një kulturë të re dhe të ndajnë njohuritë e tyre.
Studentët krijojnë kontakte të reja dhe transformojnë mënyrën se si mendojnë, ndërveprojnë dhe punojnë.
Studentët fitojnë ekspozim ndaj njohurive globale, vendeve dhe kulturave të reja.
Studentët përmirësojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze përmes një përvoje të të mësuarit multikulturor.