ASU TESOL (Certifikimi TESOL)

Programi TESOL për stafin akademik nga Arizona State University

Stafi akademik i UNI-Universum International College kanë mundësi të ndjekin programin e avancuar për certifikim të Gjuhës Angleze TESOL (Teaching English to Speakers of Other Languages). Ky program ofrohet nga Global Launch në kuadër të Arizona State University dhe është programi i parë dhe i vetmi që ofrohet plotësisht online për certifikim nga TESOL.
 
Programi përfshin 150 orë trajnim dhe 20 orë vëzhgim të profesorëve tanë gjatë ligjërimit para studentëve.  
 
Një mundësi e shkëlqyer për profesorët që t'i avancojnë shkathtësitë e tyre në ligjërimin e Gjuhës Angleze, t'i kuptojnë nevojat e studentëve dhe t'i mbajnë studentët e angazhuar dhe të motivuar gjatë gjithë lëndes.

Çka përfshin Programi TESOL?

Program 100% online

Orar fleksibil

150 orë për ta përfunduar

Certifikata TESOL

Certifikimi TESOL i stafit akademik