Certifikata “What is Innovation?”
23 Janar, 2024 2024-11-18 14:18Certifikata “What is Innovation?”
Kursi i inovacionit nga Arizona State University
Kursi i inovacionit ofrohet nga UNI - Universum International College për studentët në kuadër të disa lëndëve të caktuara dhe ka peshë deri në 30% të vlerësimit. Studentët kursin e ndjekin nga profesorë direkt nga Arizona State University dhe testohen me standarde amerikane. Studentët të cilët e kalojnë këtë kurs online me sukses pajisen me certifikatë.
Në kuadër të këtij kursi, studentët e UNI-Universum International College mësojnë se çfarë do të thotë të jesh inovativ, si ndikon inovacioni në shoqërinë tonë, si zgjerohet inovacioni përtej disiplinave dhe mënyrat për të praktikuar inovacionin në jetën e tyre.
Si përfitojnë studentët?
- Mësimi dhe eksplorimi i konceptit të inovacionit me profesorë nga universiteti nr #1 më inovativ në SHBA.
- Aftësi të aplikueshme në industri të shumta si inxhinieri, biznes, etj.
- Certifikatë e personalizuar e marrë direkt nga Arizona State University.
- Orar fleksibël i të mësuarit; studentët zgjedhin kohën e përshtatshme të mësimit.
- Mundësi ekskluzive për të ndjekur ligjërata online nga profesorë të shkollës së ASU- the Future of Innovation in Society.
Mbi 1900 studentë të certifikuar








Përmbajtja e kursit të inovacionit
Moduli 1
Organizimi për të shpikur
Organizimi i inovacionit në kontekstet historike dhe ekonomikeVlerësimi i teknologjive dixhitale dhe ndikimet e tyre
Moduli 2
Burimet tradicionale dhe të reja të inovacionit
Kornizat për inovacion në kontekste të ndryshme
Vlerësimi i teknologjisë së re si një shpikje shkatërruese
Moduli 3
Barazia, inovacioni dhe e ardhmja
Roli i inovacionit në përkeqësimin e pabarazisë
Marrëdhënia ndërmjet inovacionit organizativ dhe shfaqja e teknologjive të reja
Komentet e Studentëve
"Kam pasur nderin të marr pjesë dhe të përfundoj me sukses kursin e inovacionit të Arizona State University. Mbështetja dhe inkurajimi nga stafi i UNI-t e bënë përvojën edhe më të kënaqshme.

Diora Gjevukaj
Studente e UNI - Universum International College
"Përfundova me sukses kursin 10-orësh online të ofruar nga Arizona State University, duke u fokusuar në temën se çfarë është inovacioni. Kjo përvojë më siguroi njohuri të plota mbi parimet dhe dinamikën e inovacionit."

Liza Ajvazi
Studente e UNI - Universum International College
Sapo përfundova Kursin e Inovacionit nga Arizona State University dhe jam i befasuar totalisht. Nga projektet praktike deri te zgjidhja e problemeve nga praktika, është më shumë sesa thjesht një kurs.
