image00061

BA Profesional në Higjienë Dentare

J-Pattern Admin
Last Update 29 Nëntor, 2025
0 already enrolled

Përmbledhje e Programit

Kredite totale: 180 ECTS
Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)
Ngarkesa vjetore: 60 ECTS për vit akademik
Forma e studimit: Me kohë të plotë
Diploma e akorduar: Bachelor Profesional në Higjienë Dentare

Pershkrimi i Programit

UNI – Universum International College ndërthur përsosmërinë akademike me fuqizimin global përmes partneritetit të tij me Arizona State University, një institucion i njohur për inovacionin dhe përkushtimin e tij për të ndërtuar liderët së ardhmes. Transformoni pasionin tuaj për shëndetin oral në një karrierë përmbushëse me programin tonë të Higjienës Dentare!

Mësoni teknikat më të fundit, bashkohuni me luftën kundër prishjes së dhëmbëve dhe bëni një ndikim të vërtetë në jetën e njerëzve çdo ditë. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Higjienë Dentare sot!

 


Objektivat e Programit
  1. Të identifikojë rolet, aktivitetet dhe kompetencat e higjienistit dentar sipas standardeve ndërkombëtare.

  2. Të kuptojë disiplinat thelbësore të lidhura me fushën e higjienës dentare.

  3. Të identifikojë instrumentet dhe procedurat e aplikueshme në patologjitë orale dhe higjienën dentare.

  4. Të zotërojë qasjet preklinike dhe klinike në higjienën dentare.

  5. Të zbatojë teknikat dhe procedurat për menaxhimin e dhimbjes.

  6. Të ofrojë kujdes të personalizuar oral për pacientët në komunitet.

  7. Të demonstrojë aftësi në edukimin, kërkimin dhe shërbimin komunitar.

  8. Të njohë rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm profesional.

Rezultatet e të Nxënit të Programit
Njohuri
  • Kuptimi i kodit etik dhe strukturës rregullatore të profesionit.

  • Njohja e historikut dhe zhvillimit të profesionit të higjienës dentare.

  • Njohuri mbi patologjitë orale, procedurat diagnostikuese dhe instrumentet përkatëse.

  • Kuptimi i çështjeve juridike, organizative dhe menaxheriale në praktikë.

Aftësi
  • Komunikim profesional me pacientë nga kultura të ndryshme.

  • Hartim i dokumentacionit të vlerësimit, planifikimit, implementimit dhe vlerësimit të kujdesit.

  • Hartim i planeve të personalizuara të kujdesit oral.

  • Përdorim i burimeve të ndryshme për edukimin e pacientëve.

  • Vlerësim i opsioneve të trajtimit duke përdorur vendimmarrje të bazuar në prova.

  • Zbatim i teknikave të menaxhimit të dhimbjes dhe procedurave klinike.

Kompetenca
  • Hartim i strategjive të kujdesit oral që respektojnë vlerat dhe qëllimet e pacientit.

  • Vendimmarrje profesionale për të minimizuar rreziqet shëndetësore.

  • Vetëvlerësim profesional dhe angazhim në zhvillim të vazhdueshëm.

  • Zbatim praktik i teknikave klinike në ambjentet e komunitetit.

  • Integrim i kërkimit, edukimit dhe praktikës klinike.

PSE TË STUDIONI NË UNI?

Programi i vetëm i licensuar në Kosovë.
Edukim me Standarde Amerikane
Studime dhe Punë Praktikë në 28 shtete të BE-së dhe Turqi me BURSË TË PLOTË ERASMUS
Praktikë Profesionale dhe Punësim
Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
Qasje në kurrikulën e Arizona State University

Mundësitë e punësimit pas diplomimit

Të diplomuarit në Higjienë Dentare kanë këto mundësi të punësimit:

  • Punësim në institucione shëndetësore publike
  • Punësim në institucione shëndetësore private
  • Hapja e klinikës tuaj dentare

Planprogrami

Lëndët

Viti i pare
Semestri I Semestri II
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Anatomia dhe Fiziologjia Orale 5 1 Farmakologjia për Shëndetin Dentar 5
2 Hyrje në Teorinë e Higjienës Dentare 6 2 Parimet e Mikrobiologjisë 6
3 Hyrje në Kimi 4 3 Higjiena Dentare Para-Klinike 5
4 Biostatistikë 5 4 Etika, Praktika dhe Komunikimi Efektiv 5
5 Hyrje në Dentistri 6 5 Edukimi Shëndetësor mbi komunikimin parandalues dentar 5
6 Shkathtësi Studimi 2 6 Lende Zgjedhore 4
7 Lende Zgjedhore 4 7
Viti i dytë
Semestri III Semestri IV
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Anatomia orofaciale, Histologjia dhe Embriologjia 6 1 Paradontologji 8
2 Materialet dhe instrumentet dentare 6 2 Patologji Orale 6
3 Hyrje ne procedurat themelore mjekesore 5 3 Ushqyerja Dentare 5
4 Psikologji e pergjithshme 4 4 Higjiena Klinike Dentare II 6
5 Menaxhimi i dhimbjes 5 5 Lëndë zgjedhore 5
6 Lëndë zgjedhore 4 6
Viti i tretë
Semestri V Semestri VI
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Epidemiologjia dhe diagnoza komunitare 5 1 Metodologjia hulumtuese ne Higjien Dentare 4
2 Radiologji dentare 5 2 Orari klinike/Internship 16
3 Seminari i higjienes dentare 5 3 Teza/Projekti Capstone 10
4 Anestezia lokale 5 4
5 Menaxhimi i komunikimit dhe shendetit 5 5
6 Menaxhimi i shendetit oral i popullatave me nevoja te veçanta 5 6
7 Lende Zgjedhore 4 7

Kriteret e Regjistrimit

  • Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
  • Certifikatë lindje
  • Diploma e shkollës së mesme
  • Dëftesat e notave për kl. 10, 11 dhe 12
  • Certifikata e testit të maturës
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.

Your Instructors

J-Pattern Admin

0/5
12 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info