image00029

BA Profesional në Teknik Dentar

J-Pattern Admin
Last Update 29 Nëntor, 2025
0 already enrolled

Përmbledhje e Programit
  • Kredite totale: 180 ECTS

  • Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)

  • Ngarkesa vjetore: 60 ECTS për vit akademik

  • Forma e studimit: Me kohë të plotë

  • Diploma e akorduar: Bachelor në Teknik Dentar.

Pershkrimi i Programit

Në UNI, ne jemi të përkushtuar t’u ofrojmë studentëve tanë një përvojë arsimore gjithëpërfshirëse që integron njohuritë dhe burimet e Arizona State University, duke i përgatitur ata të shkëlqejnë në një botë dinamike. Transformoni pasionin tuaj për shëndetin oral në një karrierë përmbushëse me programin tonë të Teknikut Dentar!

Mësoni teknikat më të fundit, bashkohuni me nismën drejt krijimit të protezave dentare të cilat ndihmojnë në rivendosjen e buzëqeshjes dhe rehatisë orale të njerëzve. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme si Teknik Dentar sot


Objektivat e Programit
  1. Pajisë studentët me njohuri të thelluara në anatomine orale, materialet dentare dhe teknologjinë e pajisjeve protetike.

  2. Zhvillojë aftësi praktike në krijimin, modifikimin dhe riparimin e protezave dhe pajisjeve dentare duke përdorur mjete dhe materiale moderne.

  3. Formojë aftësinë për të vlerësuar cilësinë teknike të pajisjeve dentare dhe për të zbatuar procedura të sakta laboratorike.

  4. Nxisë zhvillimin e shkathtësive për bashkëpunim me dentistë dhe ekipin dentar për zgjidhjen e rasteve klinike.

  5. Promovojë respektimin e etikës profesionale, sigurisë laboratorike dhe standardeve të kontrollit të infeksioneve.

  6. Rrisë kompetencën për përdorimin e teknologjive të reja (CAD/CAM, printerë 3D, materiale të avancuara).

  7. Mbështesë zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës në fushën e teknologjisë dentare.

Rezultatet e të Nxënit të Programit
Njohuri:
  1. Anatomine orale, zhvillimin kraniofacial, patologjitë dhe funksionin oral.

  2. Princpat e materialeve dentare dhe përzgjedhjen e materialeve të përshtatshme për pajisje specifike.

  3. Teknikat, proceset dhe teknologjitë e përdorura në prodhimin e protezave, pajisjeve të fiksuara dhe atyre ortodontike.

  4. Standardet e etikës profesionale dhe komunikimit me stafin dentar dhe pacientët.

  5. Higjienën, sterilizimin dhe protokollet e kontrollit të infeksioneve në laboratorët dentarë.

Aftësi

Studenti do të jetë i aftë të:

  1. Zbatojë saktësisht procesin e krijimit të protezave dentare, kurorave, urave dhe pajisjeve ortodontike.

  2. Përdorë pajisje laboratorike, instrumente diagnostikuese dhe teknologji CAD/CAM për prodhim dentar.

  3. Analizojë modele dentare, të interpretojë rastet klinike dhe të propozojë zgjidhje teknike për dentistët.

  4. Modifikojë dhe riparojë pajisje dentare në mënyrë profesionale dhe efektive.

  5. Dokumentojë, menaxhojë dhe organizojë punën laboratorike sipas standardeve profesionale.

  6. Zbatojë metodat e kontrollit të sterilitetit dhe praktikave të sigurisë.

Kompetenca
  1. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur në laborator dentar, duke marrë përgjegjësi për vendimet teknike.

  2. Respektim të plotë të standardeve etike, profesionale dhe ligjore të profesionit.

  3. Aftësi bashkëpunuese me dentistë dhe ekipe multidisiplinare për trajtimin e rasteve komplekse.

  4. Kompetencë për të zbatuar teknologjitë e reja dhe për të adoptuar metoda inovative në teknologjinë dentare.

  5. Vetëmenaxhim, organizim, komunikim efektiv dhe aftësi për të reflektuar në punën profesionale.

  6. Zhvillim të vazhdueshëm profesional përmes specializimeve dhe trajnimeve të mëtejshme.

 


PSE TË STUDIONI NË UNI?

Profesioni që kombinon interesat tuaja në teknologji dhe kujdes shëndetësor.
Edukim me Standarde Amerikane
Studime dhe Punë Praktikë në 28 shtete të BE-së dhe Turqi me BURSË TË PLOTË ERASMUS
Praktikë Profesionale dhe Punësim
Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
Qasje në kurrikulën e Arizona State University

Mundësitë e punësimit pas diplomimit

Të diplomuarit në Teknik Dentar kanë këto mundësi të punësimit:

  • Punësim në institucione shëndetësore publike
  • Punësim në institucione shëndetësore private
  • Hapja e klinikës tuaj dentare

Planprogrami

Lëndët

Viti i pare
Semestri I Semestri II
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Anatomia dhe Fiziologjia Orale 5 1 Protezat e plota II 5
2 Proteza të plota 5 2 Riparimii dhe modifikimi i protezave dhe pajisjet 3
3 Hyrje në Kimi 4 3 Mikrobiologjia dhe Kontrolli i Infeksioneve 5
4 Hyrje në teknologjinë dentare 4 4 Ortodoncia II 6
5 Hyrje në Stomatologji 4 5 Etika, Praktika dhe Komunikimi Efektiv 4
6 Ortodoncia I 6 6 Stomatologji Parandaluese dhe Shëndeti Publik Dentar 4
7 Lende Zgjedhore 4 7 Lende Zgjedhore 4
Viti i dytë
Semestri III Semestri IV
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Anatomia orale dhe dhëmbi 4 1 Paradontologji 7
2 Materialet dhe instrumentet dentare 6 2 Patologji Orale për Dentare Teknolog 4
3 Proteza parciale akrilike 5 3 Shkathtesi Studimi 2
4 Kurora dhe Ura I 6 4 Proteza të pjesshme të derdhura 6
5 Statistikat 5 5 Kurora dhe Ura II 6
6 Lëndë zgjedhore 4 6
Viti i tretë
Semestri V Semestri VI
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Epidemiologjia dhe diagnoza komunitare 5 1 Metodologjia hulumtuese ne Higjien Dentare 4
2 Hyrje në CAD/CAM 4 2 Orari klinike/Internship 16
3 Seminari i Teknologjisë Dentare 5 3 Teza/Projekti Capstone 10
4 Implante fikse/të lëvizshme 4 4
5 Ruajtja e shëndetit dhe sigurisë në punë 3 5
6 Menaxhimi i shëndetit oral i popullatave me nevoja të veçanta 5 6
7 Lende Zgjedhore 4 7

Kriteret e Regjistrimit

  • Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
  • ● Certifikatë lindje
  • ● Diploma e shkollës së mesme
  • ● Dëftesat e notave për kl. 10, 11 dhe 12
  • ● Certifikata e testit të maturës
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.

Your Instructors

J-Pattern Admin

0/5
12 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info