Java e Ndërmarrësisë

JAVA E NDËRMARRËSISË VISEGRAD

Visegrad

Java e ndërmarreësisë ka për qëllim të sjellë ndikimin dhe kulturën ndërmarrëse të Vishegradit te studentët në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Gjithashtu, Java e Ndërmarrësisë synon të shërbejë si një urëlidhëse në mes të akademisë, komunitetit, dhe biznesit. Në thelb, idea prapa JN është të pajisë të rinjtë me një mendësi ndërmarrëse në mënyrë që të gjenerojë zhvillim ekonomik dhe mundësi punësimi për vendet e Ballkanit, duke ndjekur përvojat e Vishegradit në këtë kontekst, kështu, duke ofruar 4 punëtori për ndërmarrësi të mbajtura nga 4 universitete nga Vishegradi në fushën e ndërmarrësisë. Partnerët: Universiteti Szent István në Hungari, Fakulteti Ekonomik i Universitetit J. Selye në Sllovaki, Univeriseti Metrtopolitan i Pragës në Republikën Çeke.JAVA E NDËRMARRËSISË – VISEGRAD

JAVA GLOBALE E NDËRMARRËSISË

GLOBAL ENTERPRENEURSHIP WEEK

Java e ndërmarrësisë është festimi më i madh botëror i inovatorëve dhe krijuesve të vendeve të punës të cilët lansojnë start-up biznese dhe sjellin në jetë ide që synojnë të nxisin rritjen ekonomike. Java e Inovacionit në Universum JIU synon të shërbejë si urë lidhëse në mes të akademisë, komunitetit dhe biznesit.