Konferenca Arizona Cintana Experience

konferenca

Konferenca Arizona Cintana Experience (ACE)

30.11.2023

E organizuar nga Arizona State University dhe Cintana Education - në Tempe, Arizona , stafi i #UNI u takua direkt me drejtuesit e ASU-së ku diskutuan për zbatimin e partneritetit në mënyrë efektive për të maksimizuar përfitimet për studentët tanë. Studentët tanë kanë qasje në kurrikulën e ASU-së, dhe po ndjekin lëndë së bashku me studentët e Universitetit Shtetëror të Arizonës, kanë mundësinë për diplomë të dyfishtë, mundësi studimi jashtë vendit dhe një mori përfitimesh të tjera të dizajnuara për të pasuruar udhëtimin e tyre akademik dhe përvojën studentore.