University of Northern Iowa

University of Northern Iowa

Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me “University of Northern Iowa” për studime të dyfishta “Fillo studimet në Universum, përfundoj në SHBA”

Ndërkombëtarizimi i Kolegjit Universum vazhdon përtej oqeanit! Kolegji Universum me mbështetjen e Konsulatës së Kosovës në Iowa ka arrit marrëveshje 2+2 për University of Northern Iowa. Përmes kësaj marrëveshje studentët e Kolegjit Universum do të kenë mundësinë që 2 vite ti përfundojnë në Universum dhe vazhdojnë 2 vite të tjera në SHBA (duke përfituar lehtësira financiare, punësim në kampus, bursa të pjesshme dhe shumë benefite të tjera).

Në kuadër të marrëveshjeve dhe ndërkombëtarizimit të Kolegjit Universum, studentët e Kolegjit tanë tashmë janë bërë ambasador të shtetit të Kosovës duke promovuar vlerat e Kosovës, përmes rezultateve të larta akademike, etike dhe profesionale në universitete ndërkombëtare. 

Universum mbetet i përkushtuar në ndërkombëtarizimin e Kosovës përmes ofrimit të studimeve jashtë vendit për studentët kosovarë.