Bachelor

Dizajn Enterieri

Dizajnoni hapësira që frymëzojnë jetesen moderne përmes kreativitetit, teknologjisë dhe praktikës reale të interierit.

Përmbledhje

Në UNI – Universum International College, i udhëhequr nga standardet e Arizona State University, programi i Dizajnit të Interierit kombinon kreativitetin me saktësinë teknike. Studentët mësojnë të dizajnojne hapësira inovative, funksionale dhe të qëndrueshme që u pergjigjen nevojave reale në mjedise të ndryshme.

Kohëzgjatja3 vite
Kreditet totale180 ECTS
FormatiMe kohë të plotë
GjuhaShqip

Objektivat e programit

  • Zotëron parimet e dizajnit të interierit, sistemet e ngjyrave dhe logjikën e planifikimit hapësinor.
  • Zhvillon aftësi në vizatim teknik, draftim, CAD dhe vizualizim 3D.
  • Integron mobilim, ndriçim, materiale dhe sjellje të përdoruesit në vendimet projektuese.
  • Zbaton standarde të qëndrueshmërisë dhe aksesueshmërisë në projekte bashkëkohore.
  • Ndërton punë për portofol përmes studios, praktikës profesionale dhe temes finale.
Kurrikula

Rruga akademike

Viti 1

62 ECTS
Semestri 132 ECTS
  • Historia e Dizajnit të Interierit
    6
  • Teoria e Ngjyrave
    6
  • Vizatime dhe Draftim Arkitektonik
    6
  • Hyrje në Dizajn Interieri
    6
  • Gjuhë Angleze për Qëllime Specifike
    6
  • Aftësi Studimi (Hyrje në UNI)
    2
Semestri 230 ECTS
  • Teori Dizajni dhe Kode e Rregullore Ndërtimi
    6
  • Planifikim Hapesire dhe Vendosje Mobilimi
    6
  • Sisteme Ndërtimi dhe Materiale
    6
  • Auto CAD
    6
  • Zgjedhore (zgjidh 1): Shkrim Akademik, Gjuhë, Statistikë, Metodologji Kërkimore, Histori dhe Stile të Dizajnit të Interierit
    6

Rruga akademike

Viti 2

60 ECTS
Semestri 330 ECTS
  • Auto CAD 2
    6
  • Dizajn Ndricimi
    6
  • Tekstile dhe Materiale
    6
  • Dizajn dhe Ndertim Mobiljesh
    6
  • Zgjedhore (zgjidh 1): Parime Dizajni (rajon), Marketing dhe Shitje, Lidership, Menaxhim i Burimeve Njerëzore
    6
Semestri 430 ECTS
  • Dizajn dhe Sjellje Njerëzore
    6
  • Modelim dhe Vizualizim 3D
    6
  • Dizajn Mjedisor dhe Qëndrueshmëri
    6
  • Dizajn Kuzhine dhe Banjo
    6
  • Zgjedhore (zgjidh 1): Dizajn Rezidencial, Ambient Environment, Sjellje Organizative, Komunikim dhe Prezantim
    6

Rruga akademike

Viti 3

60 ECTS
Semestri 530 ECTS
  • Dizajn Komercial
    6
  • Realitet Virtual dhe i Shtuar në Dizajn Interieri
    6
  • Dizajn për Kujdes Shëndetësor
    6
  • Dizajn Universal dhe Aksesueshmeri
    6
  • Zgjedhore (zgjidh 1): Metoda Ndërtimi në Dizajn Interieri, Dizajn Retail, Sipërmarrje dhe Inovacion, Menaxhim Projektesh për Dizajn Interieri
    6
Semestri 630 ECTS
  • Praktika Profesionale dhe Etike
    6
  • Zhvillim Portofoli
    6
  • Praktikë
    8
  • Tema e Diplomës
    10

Çfarë përfitojnë studentët e UNI-t nga Arizona State University?

Arizona State University është e inkorporuar në përvojën e të gjithë studentëve dhe programeve, duke ofruar:

Kursi "What is Innovation" nga ASU
Master Class nga profesorët e ASU-së
Mëso gjuhën angleze në ASU
Kurse të gjuhës angleze nga ASU
Përvoja verore në ASU
Shkëmbime globale me ASU
Lëndë globale Signature
Programe afatshkurtra në universitetet partnere të ASU-së
Trajnime dhe punëtori online nga ASU
Lëndë drejtpërdrejt nga Thunderbird School of Global Management në ASU
ASU Venture X - Startup
ASU Endstar Game

Rezultatet e të nxenit të programit

Njohuri

  • Zhvillon kuptim themelor të fushes se dizajnit të interierit.
  • Identifikon dhe vlerëson rolin e dizajnit të interierit në formimin e hapesirave.
  • Zotëron konceptet kyçe të dizajnit, si balanca, harmonia, ritmi dhe kontrasti.
  • Fiton kontekst historik dhe njohuri mbi evolucionin e dizajnit të interierit.
  • Njeh ndikimin e stileve dhe levizjeve historike në dizajnin bashkekohor.

Aftësi

  • Zbaton në mënyrë efektive parimet e dizajnit për të krijuar hapësira estetikisht terheqese.
  • Demonstron aftësi në perzgjedhjen dhe përdorimin efektiv të ngjyrave në projekte dizajni.
  • Zhvillon aftësi në draftim, përfshirë planet e kateve, elevacionet dhe prerjet.
  • Përdor me kompetencë softuer CAD për draftim dhe projekte dizajni.

Kompetenca

  • Zotëron artin e optimizimit të hapësirës dhe rregullimit të mobilimit.
  • Krijon skema interieri funksionale dhe estetikisht terheqese.

Studime në Evropë me bursë Erasmus+

Kemi marrëveshje me shumë universitete në kontinente të ndryshme që ju të zgjidhni atë që i përshtatet më së miri formimit tuaj.

190partnerë në Evropë dhe Turqi
Harta e universiteteve partnere do të shtohet së shpejti.

Mundësitë në Karriere

  • Role profesionale si Dizajner të Interierit në studio arkitekture, firma dizajni dhe agjenci multidisiplinare.
  • Rrugë karrierë në mjedise rezidenciale, komerciale, retail, hospitality dhe shëndetësore.
  • Mundësi për të themeluar dhe menaxhuar një studio ose praktikë të pavarur konsulence në dizajn interieri.