IMGL7463

BSc. në Shkenca Kompjuterike

J-Pattern Admin
Last Update 29 Nëntor, 2025
0 already enrolled

Përmbledhje e Programit

Kredite totale: 180 ECTS
Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)
Ngarkesa vjetore: 60 ECTS/vit akademik
Forma e studimit: Me kohë të plotë
Diploma e akorduar: Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike

Përshkrimi i Programit

UNI – Universum International College ndërthur përsosmërinë akademike me fuqizimin global përmes partneritetit të tij me Arizona State Univeristy, një institucion i njohur për inovacionin dhe përkushtimin e tij për të ndërtuar liderët e së ardhmes. Transformoni pasionin tuaj për teknologjinë në një karrierë përmbushëse me programin tonë të Shkencave Kompjuterike!

Mësoni teknikat më të fundit me teknologjinë më innovative, bashkohuni me industrinë më në rritje, konkurroni në nivel lokal dhe ndërkombëtar në zgjidhjen e problemeve përmes kodimit. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Shkenca Kompjuterike sot!


Objektivat e Programit
  1. Të zhvillojnë baza të forta në shkencat kompjuterike, duke përfshirë algoritmet, strukturat e të dhënave, arkitekturën e kompjuterëve dhe sistemet operative.

  2. Të fitojnë aftësi të avancuara matematikore dhe analitike, të domosdoshme për zgjidhjen e problemeve komplekse teknologjike.

  3. Të zotërojnë parimet e rrjeteve kompjuterike, telekomunikimit, konfigurimit dhe diagnostikimit të tyre.

  4. Të ndërtojnë kompetenca në programim dhe zhvillimin e softuerit, nga konceptet bazë deri te projektet praktike dhe menaxhimi i projekteve.

  5. Të kuptojnë dhe zbatojnë parimet e sigurisë së informacionit, mbrojtjen e të dhënave dhe praktikat e sigurisë teknologjike.

  6. Të zhvillojnë njohuri në inteligjencën artificiale, duke përfshirë machine learning, neural networks dhe ndikimet etike e shoqërore të teknologjisë.

  7. Të aftësohen në bazat e të dhënave, analizën e tyre, komunikimin teknik dhe punën në ekip, duke përfshirë realizimin e një projekti kërkimor ose teme diplome.

Rezultatet e të Nxënit të Programit
 NJOHURI 

Në fund të programit, studenti do të jetë në gjendje të:

  1. Shpjegojë konceptet themelore të shkencave kompjuterike: algoritme, struktura të të dhënave, arkitekturë kompjuterike.

  2. Kuptojë parimet e rrjeteve kompjuterike, telekomunikimit dhe protokolleve të komunikimit.

  3. Kuptojë parimet e sistemeve operative dhe programimit sistemor.

  4. Njohë teorinë dhe praktikat e sigurisë së informacionit dhe mbrojtjes së të dhënave.

  5. Kuptojë metodologjitë e zhvillimit të softuerit dhe ciklin jetësor të tij.

  6. Njohë bazat e inteligjencës artificiale, machine learning dhe neural networks.

  7. Kuptojë ndikimin etik dhe shoqëror të teknologjisë dhe AI.

  8. Kuptojë teoritë e bazuara në statistika dhe analiza të të dhënave.

 AFTËSI 

Studenti do të jetë në gjendje të:

  1. Zbatojë programim praktik në projekte reale duke përdorur paradigma të ndryshme të programimit.

  2. Hartojë, zhvillojë dhe testojë aplikacione softuerike duke zbatuar metodologji profesionale.

  3. Dizajnojë dhe implementojë databaza relationale dhe jo-relationale.

  4. Aplikoje analiza statistikore dhe teknika analitike për interpretimin e të dhënave.

  5. Konfigurojë dhe diagnostikojë rrjete kompjuterike dhe sisteme operative.

  6. Zbatojë praktikat e sigurisë kibernetike dhe kontrollit të aksesit.

  7. Implementojë modele të inteligjencës artificiale në projekte praktike.

  8. Komunikojë qartë koncepte teknike me publik teknik dhe jo-teknik.

  9. Zbatojë menaxhimin e projekteve në aplikimet e zhvillimit softuerik.

KOMPETENCA

Në fund të studimeve, studenti do të jetë i aftë të:

  1. Punojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale në detyra të zhvillimit, analizës ose administrimit të sistemeve IT.

  2. Bashkëpunojë në ekipe multidisiplinare duke kontribuar në mënyrë efektive në zgjidhjen e problemeve.

  3. Demonstrojë integritet profesional dhe etik në kontekstin e teknologjisë.

  4. Tregojë aftësi kërkimore përmes realizimit dhe mbrojtjes së temës së diplomës.

  5. Adaptohet shpejt me teknologjitë e reja dhe zhvillimet globale në fushën e IT-së dhe AI.

  6. Zbatojë standardet ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë në zhvillim dhe administrim teknologjik.

PSË TË STUDIONI NË UNI?

Profesioni që ofron mundësi të ndryshme të karrierës me paga konkurruese.
Edukim me Standarde Amerikane
Studime dhe Punë Praktikë në 28 shtete të BE-së dhe Turqi me BURSË TË PLOTË ERASMUS
Praktikë Profesionale dhe Punësim
Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
Qasje në kurrikulën e Arizona State University

Mundësitë e punësimit pas diplomimit

Të diplomuarit në Shkenca Kompjuterike kanë këto mundësi të punësimit:

  • Punësim në koorporata, institucione, kompani të mëdha vendore dhe ndërkombëtare
  • Punësim në fushat e inteligjencës artificiale, robotikës, teknologjisë së lartë dhe zhvillimit të softuerit ose harduerit
  • Hapja e kompanisë tuaj

Planprogrami

Lëndët

Viti i pare
Semestri I Semestri II
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Hyrje në Programim & Teknologjitë e Ueb- it 6 1 Hyrje në Strukturat e të Dhënave 6
2 Teoria e Qarqeve dhe Bazat e Elektronikës 6 2 Arkitekturë Kompjuterike 6
3 Gjuhë Angleze I (Elementary I) 6 3 Matematika për Shkenca Kompjuterike 2 6
4 Matematika për Shkenca Kompjuterike 1 6 4 • Analiza e Sistemeve • MIS •Të Folurit në Publik • Shkrim Akademik • Dizajn Kreativ dhe Inovacion • Gjuhë Agleze II ( Elementary II) (studentët duhet të zgjedhin dy lëndë zgjedhore) 4
5 Etika dhe Teknologjia 6
6 Shkathtësi Studimi 2
Viti i dytë
Semestri III Semestri IV
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Algoritmet dhe Strukturat e të Dhënave 6 1 Kurs Laboratorik Programimi 1 6
2 Programimi i Orientuar nga Objekti 6 2 Sistemet e Menaxhimit të Bazës së të Dhënave 6
3 Hyrje në Telekomunikacion dhe Rrjetat Kompjuterike 6 3 Inxhinieri Softuerike 6
4 Sistemet Operative 6 4 Strukturat Diskrete 2 6
5 Strukturat Diskrete 1 6 5 • Ndërrmarrësia • Shoqëria dhe Teknologjia • Hyrje në Sigurinë e Informacionit • Gjuhë Angleze IV (Intermediate) 6
6 Gjuhë Angleze III (Pre-intermediate) 6
Viti i tretë
Semestri V Semestri VI
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Zhvillimi i Avancuar i Uebit dhe Shërbimet e Uebit 6 1 Metodat e Kërkimit 6
2 Inteligjencë Artificiale 6 2 Orientim në karrierë dhe praktikë 6
3 Gjuhë e Programuese Java 6 3 Tema e Diplomës 10
4 Rrjetat Kompjuterike të Avancuara 6 4 • Zhvillimi i Aplikacionit Mobil • Kursi Laboratorik, Programimi 2 • Multimedia dhe Grafika • Gjuhë Angleze V (Advanced) 6
5 • Matematikë e Avancuar • Sistemet e Avancuara të Bazave të të Dhënave • Siguria e Aplikacionit dhe Kriptografia • Menaxhimi i Projekteve • Gjuhë Angleze IV (Intermediate) 6

Kriteret e Regjistrimit

  • Kriteret e Regjistrimit
  • Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
  • ● Certifikatë lindje
  • ● Diploma e shkollës së mesme
  • ● Dëftesat e notave për kl. 10, 11 dhe 12
  • ● Certifikata e testit të maturës
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.

Your Instructors

J-Pattern Admin

0/5
12 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info