stock-photo-a-focused-blonde-woman-wearing-safety-glasses-works-on-a-computer-in-a-laboratory-setting-2458952993-transformed

Bsc. Biomjekësi Laboratorike

Arberita Beka
Last Update 10 Mars, 2026
0 already enrolled

Përmbledhje e Programit

Kredite totale: 180 ECTS
Kohëzgjatja: 3 vite (6 semestra)
Ngarkesa vjetore: 60 ECTS për vit akademik
Forma e studimit: Me kohë të plotë
Diploma e akorduar: Bachelor në Biomjekësi Laboratorike


Përshkrimi i Programit

 

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe nr. #1 për inovacion, duke iu ofruar kështu studentëve arsimim të klasit botëror.

Mësoni dhe përfitoni përvojë praktike në teknikat dhe teknologjitë më të fundit laboratorike si dhe fitoni një bazë të fortë në parimet shkencore që qëndrojnë në themel të shëndetit njerëzor. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme drejt krijimit të zgjidhjeve të reja për sfidat globale të shëndetit, në Biomjekësi Laboratorike


Objektivat e Programit
  1. Të pajisë studentët me njohuri teorike në shkencat biomjekësore laboratorike.

  2. Të zhvillojë aftësi praktike në përdorimin e teknologjive laboratorike moderne.

  3. Të sigurojë aplikimin e procedurave analitike në diagnostikimin laboratorik.

  4. Të promovojë etikën profesionale dhe standardet e biosigurisë.

  5. Të integrojë kërkimin dhe praktikën laboratorike në zhvillimin profesional.

Rezultatet e të Nxënit të Programit
Njohuri
  • Proceset biologjike, biokimike dhe fiziologjike të njeriut.

  • Manipulimi i mostrave dhe njohja e metodave analitike laboratorike.

  • Standardet e biosigurisë dhe protokollet profesionale.

Aftësi
  • Kryerja e analizave laboratorike të standardizuara.

  • Përdorimi profesional i pajisjeve laboratorike.

  • Interpretimi i rezultateve laboratorike.

  • Zbatimi i procedurave të kontrollit të cilësisë.

Kompetenca
  • Veprimtari profesionale e pavarur në laborator biomjekësor.

  • Vendimmarrje profesionale bazuar në të dhëna laboratorike.

  • Zbatim i etikës laboratorike dhe sigurisë.

  • Komunikim dhe bashkëpunim efektiv ndërdisiplinor.



PSE TË STUDIONI NË UNI?

Profesioni ka një rol jetik në diagnostikimin, trajtimin, menaxhimin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Edukim me Standarde Amerikane
Studime dhe Punë Praktikë në 28 shtete të BE-së dhe Turqi me BURSË TË PLOTË ERASMUS
Praktikë Profesionale dhe Punësim
Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
Qasje në kurrikulën e Arizona State University

Mundësitë e Punësimit pas Diplomimit

Të diplomuarit në Bsc. Biomjekësi Laboratorike  kanë këto mundësi të punësimit:

  • Punësim në laboratore mjekësore
  • Punësim në institucione shëndetësore publike dhe private (Spitale Qëndrore dhe Rajonale)
  • Hapja e qendrës tuaj laboratorike

Planprogrami

Lëndët

Viti i pare
Semestri I Semestri II
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Kimi e pergjithshme 6 1 Kimi e pergjithshme organike 6
2 Anatomia, Histologjia dhe Fiziologjia Njerëzore 6 2 Biokimi e pergjithshme 6
3 Biofizike 3 3 Kimi analitike 6
4 Biologjia e qelizes 6 4 Informatika Biomedikale 6
5 Analiza Biomjeksore I 6 5 Shkrim akademik dhe metodat e hulumtimit 3
6 Kimi Toksikologjike 3 6 Gjuhe angleze 3
7 Kontrolli dhe Siguria e Cilësisë në Laborator 3 7 Gjuhe gjermane 3
Viti i dytë
Semestri III Semestri IV
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Analiza Biomjeksore II 6 1 Metodat fizike ne Biokimi 76
2 Gjenetika njerezore 6 2 Biokimia klinike 6
3 Principet e Avancuara të Biokimisë 6 3 Imunologjia me imunokimikën 6
4 Phlebotomy 6 4 Mikrobiologjia me Parazitologjinë 6
5 Kimi fizike themelore 3 5 Biostatistika 3
6 Gjenetika biomedikale 3 6 Psikotropët dhe Abuzimi me Droga 3
7 Big Data dhe Intelligjenca Artificiale në Shkencat Biomedikale 3 7 Bioteknologjia e Bimëve dhe Shëndeti Njerëzor 3
Viti i tretë
Semestri V Semestri VI
Nr. Emri i lendes ECTS Nr. Emri i lendes ECTS
1 Puna ne laborator (praktike) 6 1 Bazat e Mjekësisë së Transfuzionit dhe Transplantacionit 6
2 Hematologjia Klinike 6 2 Kulturat Qelizore dhe të Indeve 6
3 Teknikat e biologjisë molekulare në mjekësi 6 3 Teknikat në Virologinë Diagnostike 3
4 Mikrobiologjia Klinik 6 4 Bioetika 3
5 Patologjia dhe Histopatologjia 3 5 Tema e diplomes 10
6 Projekt punim 3 6 Diagnoza e Emergjencës në Laborator 3
7 Ekonomia e Biznesit dhe Industria Biomedikale 3 7 Inxhinieri Biomedikale dhe Pajisjeve Mjekësore 3

Kriteret e Regjistrimit

  • Kriteret e Regjistrimit
  • Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
  • ● Certifikatë lindje
  • ● Diploma e shkollës së mesme
  • ● Dëftesat e notave për kl. 10, 11 dhe 12
  • ● Certifikata e testit të maturës
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.

Your Instructors

Arberita Beka

0/5
6 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info