Global Signature Courses janë pjesë e lëndëve të UNI – Universum International College të cilat ofrohen në modalitet të përzier me universitetet tjera partnere dhe janë të pasuruara me përmbajtje nga Arizona State University. Këto lëndë ligjërohen nga profesorët e UNI dhe plotësohen nga të paktën dy orë interaktive të sinkronizuara me profesorë tjerë ndërkombëtar nga universitetet tjera partnere.
Si përfitojnë studentët?
Kurrikulë e zgjeruar, me përmbajtje moderne dhe tërheqëse që është e pasuruar nga përmbajtja e Arizona State University.
Lëndë të ofruara online, me sesione interaktive nga profesorët vendor dhe të plotësuara nga ata ndërkombëtar.
Së paku dy sesione të ofruara nga ligjërues ndërkombëtar nga institucionet tjera do të përfshihen në secilin lëndë.
Keto lëndë sigurojnë një lidhje të shtuar ndërmjet institucioneve tjera ndërkombëtare si dhe një bashkëpunim të zgjeruar e të qëndrueshëm ndërmjet stafit akademik që shkon përtej këtyre lëndëve.
Studentët ndërveprojnë me studentë të tjerë ndërkombëtarë.
Ligjëruesit
Jairus Diesta Espiritu
Profesor në universitetin Mapúa në Filipine. Ligjëron lëndën 'Global Ethics'.
Luis Alberto Bernardino Aquino
Profesor në universitetin UAG në Meksikë. Ligjëron lëndën 'Industrial revolution 4.0'.
Juan Francisco Nicolalde Gonzalez
Profesor në universitetin UIDE nëEkuador. Ligjëron lëndën 'Sustainability'.
Daniyar Medetov
Profesor në universitetin Almaty nëKazakistan. Ligjëron lëndën 'Entrepreneurship'.
Ruth Patricia Navarrete
Profesor në universitetin UFG nëEl Salvador. Ligjëron lëndën 'Impact of Social Media'.
Maria Estefania
Profesor në universitetin UAG nëEkuador. Ligjëron lëndën 'Data analytics/Data science'.
Mabeth Francia
Profesor në universitetin Mapua nëFilipine. Ligjëron lëndën 'Impact of Social Media'.
Emmillie Joy
Profesor në universitetin Mapua nëMeksikë. Ligjëron lëndën 'Healthcare Innovation'.
Jul Aidil
Profesor në universitetin UEU nëIndonezi. Ligjëron lëndën 'Global economy'.
Vanessa Mhae
Profesor në universitetin MCM nëMalejzi. Ligjëron lëndën 'Sustainability'.