Jeta studentore
8 Mars, 2021 2023-03-29 10:40Jeta studentore
Atmosferë studentore dinamike!
Të gjitha kampuset e UNI - Universum International College ofrojnë atmosferë të ngrohtë dhe familjare për të gjithë studentët. Jo vetëm, ato ofrojnë edhe të gjitha paisjet e teknologjisë së fundit për t’i bërë sa më atraktive studimet.

Atmosferë e ngrohtë

Salla të mësimit inovative

Mjedis kreativ
Klubet

Klubi i
Bamirësisë

Klubi i Shkencave
Politike dhe Juridike

Klubi për Teknologji
dhe Inovacion

Klubi i
Shkencave Mjekësore

Klubi
Erasmus

Klubi për
Sport, E-Sport dhe Art
Një lidhje e pathyeshme!
Të gjithë studentët paraprak të UNI vazhdojnë të kenë ndjenjën e alumnit e cila nuk është gjë tjetër veçse krenari. Qëllimi ynë numër një ka qenë dhe mbetet të arrihet kulmi i kënaqësisë së studentëve tanë në çdo hap që hedhin gjatë studimeve. Kjo ka bërë që të krijojmë një lidhje të pathyeshme me të gjithë. Të gjitha tregimet tona të suksesit janë ndryshim enorm i jetës së studentëve tanë.

Not

Ping-Pong

Basketboll
Lokacioni
Kampusi kryesor i UNI - Universum International College është ndërtuar me strategjinë e veçantë për një ambient sa më paqësor për të gjithë studentët. Jo larg qendrës, por larg zhurmës dhe ndotjes së qytetit, kampusi jonë është vendi ideal për të mësuar dhe për të kaluar ditën.
Transporti
Ju nuk keni nevojë të brengoseni për mënyren se si do të vini në kampus. Ne ofrojmë transportin falas në çdo orë nga Rrethi me Flamur në Prishtinë deri tek kolegji dhe anasjelltas.
Një kafe me shoqëri!
Ju nuk keni nevojë të dilni jashtë kampusit për të blerë ushqim apo pije, sepse ofrimi i të gjitha këtyre shërbimeve bëhet brenda kampusit. Me çmimet më të volitshme, ju mund të përjetoni ndjesinë e njejtë sikur të ishit në ndonjëren prej kafeneve tuaja të preferuara në qendër të qytetit.