Konkurs

KONKURS

KONKURS - Profesor në Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Gjermane

Bazuar në kërkesat e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Nenit 24 paragrafi 2 të Statutit të Kolegjit Universum, si dhe Rregulloren për Përzgjedhjen e Stafit Akademik, Këshilli Drejtues i Kolegjit, shpall:

KONKURS
për këto pozita me orar të plotë

Profesorë:
1.  Profesor i Asociuar/Asistent në Gjuhë Angleze
2. Profesor i Asociuar/Asistent në Gjuhë Gjermane

Kriteret:

Kandidati duhet të ketë të përfunduar studimet e doktoraturës dhe të mbajë titullin Profesor i Asociuar nga fushat përkatëse.

Kandidatët e interesuar duhet t’i bëjnë të gatshme këto dokumente:

  • CV
  • Letër motivimi
  • Diplomat e Doktoratës, Magjistraturës/Masterit dhe Baçelorit.
  • Vendimi për thirrjen akademike (nëse ekziston)
  • Nostrifikimi i diplomave nëse ato janë fituar jashtë vendit
  • Leje qëndrimi dhe leja e punës nëse kandidati nuk është shtetas i Republikës së Kosovës

Kriteret:
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dërgoni në [email protected], ku në subjekt specifikohet pozita për të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe ata të listës së ngushtë, do të ftohen për intervistë.  Afati i fundit për aplikim, 13 Mars, 2019.