Për ne

UNI - Universum International College

UNI - Universum International College është institucion i arsimit të lartë që ofron studime Bachelor dhe Master. Është i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe ka marrë vlerësimin më të lartë nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit. Universum International College është i njohur për sfondin akademik të kualifikuar, hapësirat për hulumtim dhe eksperiencat ndërkombëtare që u ofrohen studentëve dhe stafit akademik.

Misioni ynë

Misioni i UNI - Universum International College është të mbështesë studentët tanë për t'u bërë qytetarë të mirë, udhëheqës të suksesshëm dhe të lulëzojnë në Revolucionin 4.0, epokën dixhitale dhe të globalizuar.

Qëllimet për përmbushjen e misionit tonë janë:

  • ofrimin e programeve mbështetëse për t’i ndihmuar studentët të arrijnë qëllimet e tyre.

  • zhvillimi i qasjes inovative dhe fleksibile në arsim.

  • nxitjen e zhvillimit personal dhe social të studentëve përmes aktiviteteve jashtë-kurrikulare.

  • promovimi i partneriteteve dhe programeve ndërkombëtare për studime jashtë vendit.

  • prodhimin e një strukture stimuluese që promovon hulumtim dhe inovacion.

Vlerat

Përsoshmëria Akademike

Mësim inovativ dhe liri akademike.

Inovacion

Pavarësi për t'u shprehur lirshëm, kreativitet dhe ndërmarrësi.

Integritet dhe përgjegjësi

Transparencë, sinqeritet dhe ndershmëri.

Komunitet

Shërbimi publik dhe qytetaria e mirë, puna ekipore dhe respektimi i ndërsjellë.

Universum në numra

0 +

Studentë

51 %

Studentë të diplomuar

3

Kampuse

Struktura

UNI - Universum International College përgjatë viteve ka zhvilluar dhe avancuar një strategji që synon rritjen e strukturave dhe kapaciteteve institucionale. Struktura organizative përbëhet nga: (1) Bordi i Drejtorëve (2) Këshilli Akademik (3) Kryeshefi Ekzekutiv (4) dhe organet e tjera.

Stafi akademik

Kampuset

PRISHTINA CAMPUS
Magjistralja. Prishtinë-Ferizaj (mbrapa Orient Mobile)
+381 38 555 315 ; +383 44 144 062
 
FERIZAJ CAMPUS
Rr. Fan Noli 156
+381 290 324 596 ; +383 44 725 675
 
GJAKOVA CAMPUS
Rr. UÇK p.n (përball Biblotekës së Qytetit)
+383 44 903 763