Summer & Winter School

Summer and Winter School​

Për herë të parë në Kosovë u mbajtë Shkolla Dimërore në UNI- Universum International College

Për herë të parë në Kosovë mbahet Shkolla Dimërore në UNI- Universum International College, e organizuar nga partneri ynë Thomas More University of Applied Sciences Belgjikë, Collegium Da Vinci, Poloni, OTH Amberg-Weiden, Gjermani dhe HAN University of Applied Sciences, Holandë, ku po marrin pjesë 35 studentë dhe profesorë ndërkombëtarë. Në kuadër të Shkollës Dimërore po mbahen aktivitete të ndryshme mbi Design Thinking nga profesorët ndërkombëtarë, në mënyrë që studentë të mund t'i aplikojnë njohuritë e fituara gjatë karrierës së tyre.

Përveq tjerash, Zyra Ndërkombëtare prezentoj punën dhe detyrat ditore, ku studentëve i'u ndanë detyra dhe sfida në të cilat do të punojnë gjatë gjithë javës dhe në fund do të prezantojnë punën e tyre në grupe.

Shkolla Dimërore Image

Eksperienca Transformuese e Studentëve Tanë në Shkollën Verore "SPINAKER" në Krakow

Studentët tanë, Fiona Recaj, Blinera Rushiti, Benita Hasani, Bleona Kalaja, Rita Dembogaj dhe Fjolla Ymeri, patën një përvojë transformuese në shkollën verore "SPINAKER" në Universitetin e Krakowës në Poloni. Ky program veror ofroi një mundësi të shkëlqyer për ata që të angazhohen në mësime intensive dhe të zhvillojnë aftësi të reja në një ambient ndërkombëtar dhe stimulator.

Nga miqësitë e reja që u krijuan deri te përmirësimi akademik, ky udhëtim në Krakow ishte i jashtëzakonshëm. Studentët u angazhuan në aktivitete të ndryshme që i ndihmuan ata të rriten dhe të zhvillohen në nivele të ndryshme, duke ndarë eksperienca dhe përvoja të çmuara me kolegët e tyre nga e gjithë bota.

SPINAKER Summer School Image