staff

StafI

Mobiliteti i stafit

Incoming

Në UNI, kemi kënaqesin të mirëpresim stafin nga universitetet tona partnere evropiane përmes programit Erasmus+. Ky shkëmbim është një komponent i rëndësishëm i strategjisë sonë të ndërkombëtarizimit dhe ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional dhe ndërveprim ndërkombëtar.

Nëse jeni të interesuar të vizitoni universitetin tonë, mund të aplikoni përmes këtij linku: Aplikoni KËTU.

Gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë, do të keni mundësinë të eksploroni bukuritë e vendit dhe kulturën e pasur.

Për informacion më të detajuar mbi Kosovën dhe mundësitë e akomodimit:

Outgoing

UNI inkurajon shkëmbimet dhe trajnimin e stafit ndërmjet universiteteve partnere përmes programit Erasmus+. Programi i mobilitetit të stafit është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e aftësive profesionale dhe personale, për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, për të thelluar njohuritë mbi zhvillimin e kurrikulës, për të ndarë praktikat më të mira, për të inicuar bashkëpunime kërkimore të aplikuara, për të zhvilluar projekte të ndryshme dhe për të ndërtuar rrjete me universitetet partnere dhe më gjërë.

Mundësit
Të ligjeroshë në një universitet partener: Kjo mundësi lejon zhvillimin e aftësive të reja përmes përvojës në klasa me studentë ndërkombëtar.

  • Javë të stafit ndërkombëtar: Një mundësi për të ndjekur aktivitete dhe trajnim në partnerët e universiteteve.
  • Mbështetje për punën në një nga universitet partner: Pjesëmarrja në projekte dhe aktivitete të përbashkëta për të ndihmuar në zhvillimin e universitetit partner.
  • Ndërtimi dhe zgjerimi i rrjetit profesional: Krijimi, zgjerimi ose mirëmbajtja e lidhjeve profesionale dhe të programit tuaj.
  • Inicimi i bashkëpunimeve të ndryshme: Siç janë kërkime të përbashkëta dhe projekte të tjera të ndihmës reciproke.

Për të aplikuar, përdorni këtë LINK.

Na kontaktoni

Adresa

Rr. Hasan Prishtina 1,1, Konjuh, 14000, Kosovë

Numri i telefonit

+383 44 144 062
Rrjetet Sociale | Zyra Ndërkombëtare