
BA në Juridik
Përshkrimi i programit
Transformoni pasionin tuaj për drejtësinë në një karrierë përmbushëse me programin tonë të Juridikut!
Mësoni të drejtën dhe ligjin, bashkohuni me nismën për t’u pajisur me njohuri për çdo profesion që kërkon forcë intelektuale të kombinuar me një qasje praktike ndaj botës. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Juridik sot!
Arsyet pse të studioni në këtë program
- Ky program është hapi i parë drejt të kuptuarit dhe të shprehurit se cilat janë dhe duhet të jenë të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja si qytetar
- Praktikë Profesionale dhe Punësim përmes studimeve duale
- Diplomë e dyfishtë ndërkombëtare me njërin nga Universitetet partnere (Gjermani, Angli,
Finlandë dhe Lituani) - Studim me BURSË të plotë në njërin nga 28 shtete të BE-së dhe Turqi
Mundësitë e punësimit pas diplomimit
Të diplomuarit në Juridik kanë këto mundësi të punësimit:
- Punësim në institucione publike dhe private
- Punësim si Gjykatës, Prokuror, Avokat, Nëpunës i avokatit, Arbitër, Ekzekutiv ligjor i autorizuar, Detektiv etj.
- Hapja e zyrës tuaj të avokatisë
Planprogrami
Lëndët
Viti i pare | |||||
---|---|---|---|---|---|
Semestri I | Semestri II | ||||
Nr. | Emri i lendes | ECTS | Nr. | Emri i lendes | ECTS |
1 | Fillet e së Drejtës (O) | 7 | 1 | E Drejta dhe Praktika Parlamentare (O) | 7 |
2 | E Drejta Kushtetuese (O) | 7 | 2 | Metodologjia Hulumtuese (O) | 6 |
3 | Të Drejtat e Njeriut (O) | 6 | 3 | Ekonomiksi (O) | 6 |
4 | Gjuha Angleze 1 (O) | 5 | 4 | Gjuha Angleze II | 5 |
5 | Shkrim Akademik (O) | 5 | 5 | Sociologjia e së Drejtës (Z) | 5 |
6 | Shkathtësi Studimi (O) | 2 |
Viti i dytë | |||||
---|---|---|---|---|---|
Semestri III | Semestri IV | ||||
Nr. | Emri i lendes | ECTS | Nr. | Emri i lendes | ECTS |
1 | E Drejta Administrative (O) | 7 | 1 | Procedura Civile (O) | 7 |
2 | E Drejta Civile (O) | 6 | 2 | Procedura Penale (O) | 7 |
3 | E Drejta Penale (O) | 6 | 3 | E Drejta Familjare (O) | 6 |
4 | Organizatat Ndërkombëtare (O) | 6 | 4 | E Drejta Ndërkombëtare Publike (O) | 5 |
5 | Menaxhim i Burimeve Njerëzore | 5 | Marketingu për Juristë (Z) | 5 |
Viti i tretë | |||||
---|---|---|---|---|---|
Semestri V | Semestri VI | ||||
Nr. | Emri i lendes | ECTS | Nr. | Emri i lendes | ECTS |
1 | E Drejta Trashëgimore (O) | 6 | 1 | E Drejta e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (O) | 6 |
2 | E Drejta Private Ndërkombëtare (O) | 6 | 2 | E Drejta e Detyrimeve (O) | 7 |
3 | E Drejta e BE-së (O) | 6 | 3 | E Drejta e Ambientit (O) | 5 |
4 | E Drejta Komerciale (O) | 6 | 4 | Sistemi Gjyqësor i Kosovës (O) | 6 |
5 | Kriminalistika (Z) | 6 | 5 | Klinika Gjyqësore (Z) | 6 |
Viti i katërt | |||||
---|---|---|---|---|---|
Semestri VII | Semestri VIII | ||||
Nr. | Emri i lendes | ECTS | Nr. | Emri i lendes | ECTS |
1 | Teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (O) | 6 | 1 | E Drejta Kontraktore (O) | 7 |
2 | Arbitrazhi (O) | 6 | 2 | E Drejta Penale – Çështje të Veçanta (O) | 7 |
3 | E Drejta Bankare (O) | 3 | Financat dhe e Drejta Financiare (O) | 6 | |
4 | Orientimi në Karrierë dhe Internshipi (O) | 8 | 4 | E Drejta Ndërkombëtare Humanitare (O) | 5 |
5 | E Drejta e Sigurimeve (Z) | 4 | 5 | E Drejta Intelektuale (Z) | 5 |
Studime Duale – STUDIM & PUNËSIM
STUDIME TË FINANCUARA NGA BIZNESET
Kolegji Universum në bashkëpunim me kompani partnere ofron studime duale sipas konceptit gjerman, përmes të cilit studentët përfitojnë:
- Financim 100% të studimeve për 4 vite
- Punë praktike që nga viti i parë
- Shkëmbim semestral me bursë të plotë në 154 universitete në 28 shtete të Evropës
- Punësim i garantuar pas diplomimit.
- Fito BURSË për 4 vite studimi dhe fillo karrierën tani duke aplikuar këtu
Kriteret e Regjistrimit
- Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
- ● Certifikatë lindje
- ● Diploma e shkollës së mesme
- ● Dëftesat e notave për kl. 10, 11 dhe 12
- ● Certifikata e testit të maturës
- Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.