Karriera
4 November, 2022 2023-03-27 11:09Karriera
KARRIERA DHE MIRËQENIA E STUDENTËVE
Shërbimet
Zyra e Karrierës dhe mireqenies studentore kujdeset të keshillojë dhe ndihmojë studentet duke ju sigurar punë praktike secilit student të Kolegjit Universum nëpër kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Misioni i Zyrës së Karrierës është t’i ndhmojë studentët në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit profesional përmes shërbimeve (mjeteve) të nevojshme për sukses në karrierë.
Të gjithë studentët mund të perfitojnë
këto shërbime nga zyra e Karrierës
Këshillim për karrierë
Trajnime & workshope
Rrjetëzim
Këshillim psiko-social
Mirëqenia
Me qëllim të promovimit të shëndetit fizik dhe mendor zyra ka për objektivë zhvillimin e hulumtimeve që të evidentojë strategji të reja për të ndihmuar studentët në lidhje me shëndetin mendor probleme si vështirësitë në përqendrim ose përfundimin e detyrave, humbja e energjisë, ose vështirësitë në përshtatjen e jetës në Kosovë.
Zyra e Karrierës përmes mediave do të informojë studentët tanë dhe publikun për çështje që lidhen me mirëqenien, duke perdorur teknika të vetë-kujdesit dhe video informuese mbi stresin, ankthin, problemet me gjumin dhe lodhjen.
Ne planifikojmë të ndërtojmë përmbajtjen me profesionistë që punojnë në fushën e shëndetit mendor, duke përfshirë partnerin tonë të fundit Stress Free Corner.
Puna praktike
Programi i punës praktike u zhvillua për të mundësuar dhe inkurajuar studentët që të angazhohen në një përvojë profesionale të të mësuarit përtej ligjëratave në klasë. Kryerja e punës praktike është e domosdoshme për të gjithë studentët e Universum International College, në kuadër të lëndës ‘Orientimi në Karrierë’, ku 4 kredi merren pas përfundimit të punës praktike në njërën nga kompanitë, organizatat, apo institucionet partnere. Varësisht nga drejtimi i studimeve studentët i kanë të përcaktuara edhe orët e nevojshme për punë praktike.
Klikoni në butonat e mëposhtem rreth informatave për punë praktike:
Hulumtime
Shërbime për biznese
STUDIMET DUALE për Biznese
Përmes këtij koncepti Gjerman, Universum International College ofron mundësinë e bashkëpunimit me Industrinë, në formimin e kuadrove me dije dhe njohuri praktike sipas kërkesave të tregut. Bizneset partnere financojnë studimet e studentëve të Kolegjit Universum (drejtime të ndryshme), të cilët gjatë studimeve zhvillojnë punen praktike në kompanitë qe ofrojnë bursë deri në diplomim, me mundësi punësimi gjatë dhe pas studimeve.
Bizneset partnere përfitojnë:
- Plotësimin e nevojave me resurse humane
- Studentët angazhohen në punë praktike 103 ditë/vit
- Mbi 5 bursa studimi të financuara ofrohet 10% zbritje
- Mbi 50 Bursa në të njëjtin program studimi, krijohet klasë e veçantë që i përshtatet kërkesave të kompanisë
- Marrëdhënie pune me studentë gjatë dhe pas studimeve
- Shkëmbimin e stafit për pjesëmarrje në ligjërata publike apo evenimente


SYLLABUSI SIPAS NEVOJAVE TË KORPORATAVE (CO-OP)
Universum International College ofron zgjidhje akademike dhe profesionale në sfidat me të cilat përballen bizneset dhe institucionet duke kontribuar në përforcimin e lidhjes midis arsimit dhe kërkesave të tregut.
Në këtë mënyrë, bizneset dhe institucione prezantojnë kërkesat të cilat Universum International College përmes ekspertizës akademike dhe profesionale i trajton dhe ofron zgjidhje konkrete.
HULUMTIM TREGU & ZGJIDHJE AKADEMIKE PËR BIZNESE
Universum International College ka krijuar programin Co-op, nëpërmjet të cilit u mundëson bizneseve dhe institucioneve të dizajnojnë syllabus akademike e cila pas aprovimit nga Këshilli Akademik i Universum International College, ofrohet si lëndë zgjedhore në kurrikulën e Universum.
