Kolegji Universum hap aplikimin për bursa për shkëmbim studentor në Aalborg University, Danimarkë

2
Shpallje

Kolegji Universum hap aplikimin për bursa për shkëmbim studentor në Aalborg University, Danimarkë

Kolegji Universum hap aplikimin për bursa për shkëmbim studentor në Aalborg University, Danimarkë në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility KA107

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit #Bachelor dhe #Master drejtimit Shkenca Kompjuterike dhe Gjuhë Angleze të aplikojnë për shkëmbim semestral.

 

  • Informata mbi shkëmbimin:

– Periudha e studimeve: Semestri pranveror 2023
– Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
– Kompensim mujor: 900 euro
– Shpenzimet e transportit vajtje – ardhje: 360 euro
– Shiqoni videon ne këtë link për më shumë informata rreth universitetit

  • Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

– Përfundimi i të paktën një viti akademit (10 provime apo 60 ECTS të përfunduara) në Kolegjin Universum
– Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
– Nota mesatare të paktën 7.5
– Dokumentet e nevojshme për aplikim
– Njëra nga çertifikimet/testimet e më poshtme për gjuhë Angleze:
IELTS (academic test): 6.5;
TOEFL (internet-based): 85;
C2 Proficiency (CPE): 180;
C1 Advanced (CAE): 180;
ECPE: Duke përfshirë dhe çertifikatën;
– Transkripta e notave në Gjuhë Angleze
– Kopje e pasaportës
– 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

Aplikimi bëhet online në këtë link.

Te gjitha informatat e detajuara rreth aplikimit, procedurave, përvojave të studenteve, kliko KETU. Leximi i Doracakut dhe Manualit për shkëmbime semestrale është obligative.

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

  • Kriteret e përzgjedhjes:

– Suksesi akademik (50%)
– Niveli i gjuhës angleze (50%)
-10 për cdo aplikim të mëhershëm
+10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
-10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë;

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 15 Shtator , ORA 24:00!

Për cdo pyetje shtesë, na shkruani apo caktoni takim me Zyrën Ndërkombetare. Është kenaqesi e jona të ju ndihmojme ne transformim të jetës përmes studimeve jashtë vendit.

TransformoJeten #StudioJashteVendit #UniversumEshteNderkombetar

Na ndiqni ne Facebook Instagram

Leave your thought here

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *