Studio Master në Data Science & Analytics me diplomë amerikane nga Arizona State University në SHBA

Study Data Science & Analytics in the US
Lajme

Studio Master në Data Science & Analytics me diplomë amerikane nga Arizona State University në SHBA

Universum International College fuqizuar nga Arizona State University ofron mundësi të jashtëzakonshme për studentët nga Kosova dhe rajoni për të vazhduar studimet MASTER në Data Science & Analytics.

Në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumë e lidhur me të dhënat dhe teknologjinë, profesionistët që mund të analizojnë dhe interpretojnë informacionin për të ndihmuar në marrjen e vendimeve janë shumë të vlefshëm.

Sipas raporteve dhe studimeve të ndryshme, kërkesa për specialistë në fushën e Data Science & Analytics është rritur dhe pritet që kjo tendencë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fusha e Data Science & Analytics hap dyert për një botë me mundësi karriere, duke filluar nga pozitat si Data Scientist, Machine Learning Engineer, Business Analyst, Data Analyst, Big Data Engineer.

Filloni studimet në Data Science & AnalyticsUNI-Universum International College dhe vazhdoni ato në SHBA, duke diplomuar në Arizona State University.

➡️Regjistrohu ONLINE: https://universum-ks.org/apliko/

Falë partneritetit të UNI dhe Arizona State University, studentët nga UNI dhe më tej mund të zgjedhin të studiojnë këtë program me mundësi të ndryshme, qoftë në formatin online, nga komoditeti i shtëpisë tuaj në Kosovë, ashtu edhe në kampusin prestigjioz të Arizona State University në SHBA.

Pse MASTER në Arizona State University?

  • Diplomë e dyfishtë nga UNI dhe ASU ✔️
  • Kurrikula ofrohet nga Arizona State University ✔️
  • Mundësi për punë praktike ose punësim në SHBA ✔️
  • Diplomë amerikane me tarifa vendore✔️
  • Qasje në kredi studentore

Për studentët që preferojnë të studiojnë online, UNI ofron një alternativë të përballueshme, ku ju mundëson studentëve të studiojnë në Kosovë dhe të marrin diplomë të dyfishtë nga Universum International College dhe Arizona State University.

Ky opsion ofron fleksibilitet të plotë dhe mundëson që studentët të ndjekin mësimet nga çdo vend dhe në çdo kohë, duke ruajtur një cilësi të lartë të edukimit.

Ndërsa, për ata që dëshirojnë të përjetojnë studimet në SHBA, mundësia për të studiuar në kampus në Arizona State University ofron një përvojë të pasur akademike dhe kulturore.

Një nga avantazhet e mëdha të këtij programi është qasja direkte në kredi studentore dhe mundësia për të punuar në SHBA për tre vjet pas përfundimit të studimeve.

Diploma e dyfishtë nga UNI dhe Arizona State University ofron një rrugë të sigurt për të hyrë në këtë fushë dhe për të fituar eksperiencë ndërkombëtare.

Universum International College në bashkëpunim me Arizona State University, është i përkushtuar të ofrojë mundësi të shkëlqyera për studentët e ardhshëm dhe të ndihmojë në ndërtimin e karrierave të suksesshme në një sektor të shpejtë në zhvillim.

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

➡️Informohu Online çdo kohë, për programet me diplomë të dyfishtë amerikane: https://universum-ks.org/dualdegree-asu/

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062,UNI- Universum International College ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.